KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 1 month ago
بسم الله الرحمن الرحيم
Rihapje pas mbylljes, shpërndajeni, All-llahu ju shpërbleftë me të mira.
Telegram
Dar El-Muhaxhirin
Në shërbim të Ehlu-Sunnetit dhe Xhematit (Selefu-Salih).
Motra të ndershme respektoni vetet tuaja, mos e jepni veten - turpin dhe modestinë tuaj - për një lule (për një festë të shëmtuar jo Islame.)
Bukuria e vërtetë e Femrës qëndron pas rrespektimit të urdhëravesave dhe ndalimit nga të ndaluarat e Allahut.
Allahu i ruajtë muslimanët dhe muslimanet nga Fitneja e Shën Valentinit.
(EL-KUDDUS - I Shenjti)
القدّوس
➖
"Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Shenjti (i Pastër prej të metave që i mvishen)..." (Surja Hashr, Ajeti 23)
"Gjithçka që është në qiej dhe në tokë madhëron Allahun, Mbretin, të Shenjtin, të Fuqishmin, të Urtin." (Surja Xhumua, Ajeti 1)
Pejgamberi "ﷺ" në namaz, ruku dhe në sexhde thoshte: "I Lavdëruari, Më i Shenjti, Zoti i melekëve dhe i shpirtit". [Sahih Muslim 487]
Ai që është shumë i pastër, absolutisht i pastër, Ai është larg dhe mbi çdo gjë që nuk i përshtatet Atij.
➖
بسم الله الرحمن الرحيم
"Me Emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit."
Ebu Hurejre ka transmetuar se i Dërguari i Allahut "ﷺ" ka thënë: "Vërtet Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një emër, të cilët kush i mëson përmendësh, hyn në Xhenet." (Transmeton Buhariu)
Duke pasur parasyshë rëndësinë e hadithit, me lejen e All-llahut të Lartësuarit, ky kanal do të shërbej për mësimin dhe memorizimin e Emrave të All-llahut të madhëruar.
Disa nga gjeneratat e mëhershme kanë deklaruar: Për çdo vepër - qoftë ajo edhe e vogël fare - hapen dy libra: njëri për përse, ndërsa tjetri për si?
Do të thotë përse është bërë diçka dhe si është bërë. Me pyetjen e parë kërkohet se cili është shkaku dhe arsyeja pse është kryer një vepër: nëse është kryer ashtu që ai që e ka kryer ta arrijë ndonjë kënaqësi, apo për ta siguruar ndonjë qëllim të kësaj bote në thelbin e të cilit qëndron dëshira që njerëzit ta lëvdojnë apo nga frika se mos e qortojnë, ose e ka bërë ashtu që me këtë vepër ta fitojë simpatinë e dikujt për të cilin ndien diçka, gjegjësisht për ta dëbuar dikë që e urren.
Kështu vepra ose është kryer nga bindja ndaj Allahut, të Madhëruarit, Lavdiplotit, për hatër të fitimit të dashurisë së Tij dhe të afrimit tek Ai. Ose për hatër të diçkaje tjetër.
Kjo pyetje do të mund të formulohej edhe në këtë mënyrë: nëse kjo vepër është dashur të kryhet në emër të Zotit tënd, apo atë e ke kryer përshkak të kënaqësisë dhe trilleve personale.
KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 1 month ago