Why Pay for Entertainment? Access Thousands of Free Downloads Now!

Këshilla të Dobishme

Description
Këshilla të Dobishme
We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 3 months, 2 weeks ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 4 days, 10 hours ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 days, 16 hours ago

3 days, 3 hours ago

Në mëngjesin e çdo dite kujtoje se çfarë mirësie të madhe ta ka dhuruar Allahu duke të bërë musliman. Pastaj silli ndërmend edhe begatitë, nderet dhe mirësitë e tjera të shumta të Tij ndaj teje, si: shëndeti, siguria, furnizimi dhe mirëqenia në familje. Kujtoje sa shumë sprova e fatkeqësi Ai i ka larguar prej teje dhe të ka mbrojtur prej tyre.
Kjo ta shton dashurinë ndaj Allahut dhe të bën të jesh më i përulur e i nënshtruar ndaj Tij.

“Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus, 58)

(baynoona.net)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://telegram.me/keshilla_te_dobishme

3 days, 19 hours ago

Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Petrit Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!

Linku për ders dhe pyetje:

https://udhezimi.com/live/

4 days, 5 hours ago

Ankthi i kësaj bote janë brengat, ndërsa ankthi i botës tjetër janë mëkatet. Dhe të dyja këto ankthe largohen me shpeshtimin e salavateve për të Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ashtu siç i tha i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) Ubejj ibn Ka’bit kur ai i shpeshtoi salavatet për të:

“Atëherë, do të të largohen brengat dhe do të të falen mëkatet.” (“Sahih Et-Tergib”, 1670)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://telegram.me/keshilla_te_dobishme

1 week, 3 days ago

Imam Sufjan Eth-Theurij (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Bëj sa më shumë vepra të mira, do të gjesh prehje ne varr. Largohu nga të gjitha haramet, do ta gjesh ëmbëlsinë e besimit."

(Hiljetu El-Evlija', 7/82)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

1 week, 3 days ago

“Në vetminë e egër të varrit, ajo që të jep prehje janë veprat e tua të mira. Ajo që të ruan nga nxehtësia e Zjarrit (të Xhehenemit) është drita e besimit. Ajo që t'i forcon këmbët mbi Sirat është qëndrueshmëria në rrugën e drejtë (në këtë botë).”

(Ibn El-Xheuzij, “Et-Tedhkire”, 19)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

1 week, 3 days ago

Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Petrit Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!

Linku për ders dhe pyetje:

https://udhezimi.com/live/

2 weeks, 2 days ago

Ndoshta disa prej nesh janë shkëputur nga leximi i librave (e dëgjimi i ligjëratave) gjatë muajit të Ramazanit, përveç pak.
Kjo është e kuptueshme. Megjithatë, kushdo që ndodhet në këtë situatë (edhe pas Ramazanit) duhet të dijë se kthimi i shpejtë në lexim është i domosdoshëm, nëse dëshiron të mbetet mendërisht aktiv, i hapur dhe të mos ngecë prapa.
Çdo largim nga leximi shoqërohet me atrofi (mpirje) mendore, rënie në arritjen e njohurive dhe vonesë në ndërgjegjësim.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://t.me/keshilla_te_dobishme

2 weeks, 2 days ago

Çfarë na mësoi Ramazani?

Na mësoi se mund t'i braktisim mëkatet edhe gjatë natës, ashtu siç i braktisnim gjatë ditës kur ishim agjërueshëm. Andaj, mund t'i braktisim edhe gjatë tërë vitit.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

2 weeks, 2 days ago

Çfarë na mësoi Ramazani?

Na mësoi se ne nuk jemi robër të epsheve tona, mirëpo jemi robër të Allahut.

"Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që ata të më adhurojnë Mua (Allahun)" (Edh-Dharijat, 56)

2 weeks, 3 days ago

Përse i kishim të qetë shpirtrat gjatë Ramazanit?

Ngaqë ishim të angazhuar me qëllimin për të cilin jemi krijuar: adhurimin ndaj Allahut!

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://telegram.me/keshilla_te_dobishme

We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 3 months, 2 weeks ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 4 days, 10 hours ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 days, 16 hours ago