Why Pay for Entertainment? Access Thousands of Free Downloads Now!

Hoxhë Agron Krasniqi

Description
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Kush ndjekë një rrugë për të kërkuar në të dituri, Allahu do t'ia lehtësojë me të rrugën për në Xhennet". (Muslimi)
We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 3 months, 2 weeks ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 4 days, 10 hours ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 days, 16 hours ago

1 month ago

Thëniet e katër imamëve për lënësin e namazit (1)

Nga Shejh Abdulaziz et Tarifi dhe Shejh Adil el Hamdan

➡️ Së pari: Shejh Abdulaziz et Tarifi, në librin e tij "Forma e namazit të Pejgamberit" thotë:

Kapitulli: Thëniet e katër imamëve për lënësin e namazit

Për sa i përket katër imamëve, Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit, tekstet e transmetuara prej tyre në këtë çështje janë të ndryshme:

1. Imam Ebu Hanife:

Ndërsa Ebu Hanife, është i njohur prej tij mendimi për moskonsiderimin kufër të lënies së namazit, këtë e kanë transmetuar nga ai shumica e pasuesve të tij, prej tyre: imam Tahaviu në librin e tij "El Mushkil" (8/205), dhe në librin "Muhtesar Ihtilaf el Ulema" (4/393), ku në këtë mendim kanë shkuar edhe mësuesit e tij, si Hamad ibn Ebi Sulejmani, e të tjerë.

Them (përkthyesi): Vlen të cekët këtu se mendimi i Ebu Hanifes dhe ndjekësve të medh'hebit hanefij për lënësin e namazit, në aspektin e ndëshkimit ndaj tij, qëndron se, ai që e lë namazin, burgoset dhe rrihet derisa të falet.

Ibnul Mundhir (v.319 h) thotë: Nu'mani (Ebu Hanifeja) tha -për lënësin e namazit-: "Rrihet dhe burgoset derisa të falet".

Shih referencat: "El Ishraf ala Medhahib el Ulema" (8/247) nga Ibnul Mundhir, "Sherh es Sunneh" (2/180) nga el Begaviu dhe "el Lubab fil Xhem'i bejnes Sunneti uel Kitab" (1/157).

Kuduriu (v. 428 h) thotë: "Dijetarët tanë (As'habuna) thanë: Nëse e lë namazin, duke besuar se është obligim falja, i tilli burgoset dhe dënohet derisa të falet". "Et Texhrid" (2/1024).

Në një version të tyre qëndron: "Ndëshkohet dhe burgoset derisa të pendohet ose të vdes!". "Hashijetu Ibn Abidin" (1/353).

➡️ Së dyti: Shejh Adil el Hamdan, në librin e tij "Hyrje në përmbledhjen e librave të Imanit dhe kundërpërgjigje ndaj murxhive", thotë:

Kapitulli: Pavërtetësia e asaj që u adresohet tre imamëve se nuk kanë bërë tekfir lënësin e namazit me përtaci dhe neglizhencë.

Shumë nga të mëvonshmit, thënien e mosbërjes tekfir të lënësit të namazit me përtaci dhe neglizhencë: ua adresojnë shumicës së dijetarëve! Duke pasur për qëllim me ta: Ebu Hanifen, Malikun, Shafiun si dhe një transmetim nga Ahmedi.

Andaj, shtrohet pyetja a është vërtetuar kjo gjë nga ta?

Dhe, a është e vërtetë se shumica e dijetarëve kanë kundërshtuar konsensusin (ixhma'in) e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) në këtë çështje kaq të madhe për të cilën është vërtetuar konsensusi i tyre (sahabëve) në të dhe e kanë përcjellë atë nga ata disa dijetarë pa e qortuar një gjë të tillë, për dallim nga murxhitë.
Kjo do të jetë pika e hulumtimit në këtë kapitull.

1. Imami i Ehli er Ra'jit (të njohur tek selefët si pasuesit e analogjisë apo racionalistët): Ebu Hanife, Nu'man ibn Thabit (Allahu e mëshiroftë!):

Ebu Hanife Nu'man ibn Thabit, imami i Ehli er Ra'jit, është imami i murxhive (në kohën e tij) të cilët thonë: Imani (besimi) është fjalë dhe besim (me zemër) dhe i heqin veprat (e gjymtyrëve) nga emërtimi i Imanit.

Kështu që mosbërja tekfir e lënësit të namazit dhe veprave tjera nga shtyllat e Islamit që kanë të bëjnë me veprat praktike, kjo gjë është e saktë nga ai (Ebu Hanfija), dhe ky është mendimi (medh'hebi) i të gjithë Murxhive, siç pohohet kjo në të gjitha referencat (librat) bazë të tyre, andaj nuk është i saktë argumentimi me ta në këtë çështje; sepse ata kundërshtojnë Ehli Sunetin në bazën e Imanit, e që besimtar me besim të plotë tek ata është: ai i cili vetëm thotë me gjuhën e tij dhe beson me zemrën e tij, dhe se veprat e gjymtyrëve (sipas tyre) s'kanë të bëjnë asgjë me Imanin.

Ibn AbdulBerr në "Et Temhid" (9/238) thotë: "Kanë rënë në konsensus (ixhma') dijetarët e fikhut dhe hadithit se Imani është fjalë dhe vepër, dhe se s'ka vepër pa nijet (me zemër)... përveç asaj që përmendet nga Ebu Hanifeja dhe ndjekësit e tij, se këta kanë pasur mendimin se veprat e mira (et Ta'atu) nuk emërtohen si besim (iman)".

Andaj, në bazë të kësaj nuk merret për argument dhe as në konsideratë fjala e tij (Ebu Hanifes) për shkak të kundërshtimit të tij (bërë Ehli Sunetit) në bazën e Imanit.

(vijon)

t.me/hoxheAgronKrasniqi

1 month, 1 week ago

Ixhmai i sahabëve për kufrin e lënësit të namazit (2) 2. Shoku i të Dërguarit, Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Shënon imam Muhamed ibn Nasr el Merveziu në librin e tij "Ta'dhim Kadr es Salah", Hal-lali në "es Sunneh", Ibn Batta në…

1 month, 1 week ago

Ixhmai i sahabëve për kufrin e lënësit të namazit (1) Ixhmai (konsensusi) i sahabëve - shokëve të të Dërguarit të Allahut (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për kufrin (mohimin) e lënësit të namazit. Në këtë punim kam mbledhur aq sa kam hasur, fjalët apo…

1 month, 1 week ago

FIKHU I TERAVISË 1 Numri i rekateve të teravisë (1) Imam Muhamed ibn Nasr el Merveziu (294 h), në librin e tij "Muhtesar Kijam el Lejl", (f. 200), thotë: Kapitull: Numri i rekateve të cilat i fal imami me njerëzit në Ramazan Kaloi përmendja e hadithit…

1 month, 2 weeks ago

Këshillë për atë që falet vetëm në Ramazan

t.me/hoxheAgronKrasniqi

1 month, 2 weeks ago

Dispozita ndaj atij që nuk falet

Shejh Abdulaziz et Tarifi

t.me/hoxheAgronKrasniqi

3 months, 2 weeks ago

Muaji Rexheb

Nata e Ragaibit! Namazi i Ragaibit!

✏️ Imam Ibn Kajimi (751 h) thotë:

"Gjithashtu, hadithet për namazin e Ragaibit, - Natën e Ragaibit - natën e xhumasë së parë të Muajit Rexheb, të gjitha ato hadithe janë gënjeshtra të trilluara ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ".

📕 "El Menar el Munif" (f. 83)

http://t.me/hoxheAgronKrasniqi

3 months, 2 weeks ago

Muaji Rexheb

🖌 Imam Ibn Kajimi (751 h) - duke folur rreth udhëzimit të të Dërguarit në agjërim vullnetar- thotë:

"Nuk e ka agjëruar muajin Rexheb asnjëherë, as nuk e pëlqente agjërimin e tij, bile është transmetuar se ka ndaluar nga agjërimi i tij, e ka përmendur këtë Ibn Maxhe".

📚 "Zadul Mead" (2/61)

http://t.me/hoxheAgronKrasniqi

3 months, 2 weeks ago

Muaji Rexheb

Nuk transmetohet diçka e saktë që tregon për vlerën e muajit Rexheb, perveç faktit se ai është nga muajt e shenjtë.

Nuk lejohet të veçohet nga muajt e tjerë me ndonjë adhurim prej adhurimeve, sikurse njihet: namazi i Ragaibit!

Ky namaz nuk ka bazë (në sunet).

Shejh Abdullah es S'ad

••┈┈┈┈┈┈┈┈┈┈┈••
http://t.me/shejh_Sad

3 months, 2 weeks ago

Përgjegjësia

Një njeri e pyeti Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) një pyetje, ndërsa ky vetëm uli kokën dhe nuk iu përgjigj!

Njeriu i tha: "Allahu të mëshiroftë! A nuk e dëgjove pyetjen time?".

Ibn Omeri ia ktheu: "Posi, e dëgjova, mirëpo ju sikur mendoni se Allahu nuk do të na pyet neve për atë që ju po na pyetni!
Na leni Allahu të mëshiroftë sa ta kuptojmë pyetjen tuaj, nëse për të kemi ndonjë përgjigje, përndryshe, ju tregojmë se nuk kemi dije për të".

"Et Tabekat el Kubra" (4/126)

http://t.me/hoxheAgronKrasniqi

We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 3 months, 2 weeks ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 4 days, 10 hours ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 days, 16 hours ago