Hoxhë Agron Krasniqi

Description
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Kush ndjekë një rrugë për të kërkuar në të dituri, Allahu do t'ia lehtësojë me të rrugën për në Xhennet". (Muslimi)
Advertising
We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 11 months, 1 week ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 2 months ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 months ago

4 months, 1 week ago

Ixhmai i pasuesve të Sunetit se imani është fjalë dhe vepër (9) 11. Imam Ebu Theuri (240 h) Juristi i njohur Ibrahim ibn Halid el Bagdadi, i njohur si: Ebu Theuri, ka përcjellë ixhmain e dijetarëve se imani është fjalë dhe vepër. Siç e ka përmendur këtë…

4 months, 2 weeks ago

Besimi

Selefët (të parët tanë të mirë) kanë rënë në ujdi (ixhma) se besimi për të qenë i pranuar duhet të përmbajë fjalë dhe vepra, e që të dyja këto, fjalët dhe veprat, janë dy llojesh:

  1. Fjalë të zemrës dhe gjuhës.
  2. Vepra të zemrës dhe gjymtyrëve.

Pra, u bë e ditur se besimi (imani) kur përgjithësohet përmban në vete këto katër shtylla, e që imam Ibn Kajimi (751 h) bukur i shpjegon ato, ku thotë:

Fjala e zemrës; është besimi në atë që Allahu i Lartësuar na ka treguar përmes gjuhës së pejgamberëve të Tij, për: Vetën e Tij, për emrat, cilësitë dhe veprat e Tij, për melekët e Tij dhe për takimin me Të.

Fjala e gjuhës; është të treguarit për këtë (besim), thirrja në të, mbrojtja e tij, qartësimi i kotësisë së risive që kundërshtojnë këtë besim, përmendja e Tij dhe përcjellja e urdhrave të Tij.

Vepra e zemrës; si: të duash Allahun, të mbështeturit në Të, pendimi tek Ai, frika ndaj Tij, të shpresosh prej Tij, sinqeriteti në fenë e Tij, durimi në urdhrat, ndalesat dhe caktimet (sprovat) që vijnë prej Tij, të jesh i kënaqur me Të dhe ndaj Tij, miqësia dhe armiqësia të jenë për Të, nënshtrimi dhe përulja ndaj Tij, pushimi dhe qetësia me Të, si dhe vepra tjera të zemrës, obligueshmëria e të cilave është më e madhe se veprat e gjymtyrëve, e pëlqyera e të cilave është më e dashur tek Allahu sesa veprat e pëlqyera të gjymtyrëve dhe se veprat e gjymtyrëve pa këto (veprat e zemrës) ose janë pa vlerë ose me vlerë të pakët.

Vepra e gjymtyrëve; si: namazi, xhihadi, të ecurit që bën për faljen e namazeve me xhemat dhe atë të xhumasë, ndihma të dobëtit dhe bamirësia ndaj krijesave, e të ngjashme me to.

"Mederixhus Selikin" (1/207)

http://t.me/hoxheAgronKrasniqi

6 months, 2 weeks ago

#Vepra_në_Ditët_e_Dhul_Hixhes

Imam Ibn Rexhebi (795 h) thotë:

"Kurse veprat vullnetare (nafile) të ditëve të Dhul Hixhes, ato janë më me vlerë sesa veprat vullnetare të dhjetëshit të fundit (të Ramazanit).

Gjithashtu farzet e ditëve të Dhul Hixhes shumëfishohen (në shpërblim) më tepër sesa që shumëfishohen në ditët tjera".

? "Fet'hul Bari" (9/16)

t.me/hoxheAgronKrasniqi/2375

6 months, 2 weeks ago

#Dhikri_tekbiri

Dhikri dhe tekbiri gjatë dhjetëshit të Dhul Hixhes

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjellë se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

***"Nuk ka ditë që janë më të mëdha tek Allahu dhe që vepra në to është më e dashur tek Ai, sesa këto dhjetë ditë, andaj shpeshtoni në to:

-  tehlilin - thënien: la ilahe il-lallah,
-
tekbirin - thënien: Allahu ekber dhe
-
tahmidin* - thënien: elhamdulilah".

Shënon Ahmedi (5446)

//t.me/hoxheAgronKrasniqi/2374

6 months, 2 weeks ago

➡️ Selefët - të parët tanë të mirë dhe agjërimi i ditëve të Dhul Hixhes

▪️Hasen el Basriu (110 h) ka thënë:

"Agjërimi i një dite të kësaj dhjetëshe (të Dhul Hixhes) ka vlerë sa dy muaj".

? "Musanef Abdurrezak" (8126)

▪️Abdullah ibn Auni përcjellë se:

"Muhamed ibn Sirini (110 h) i agjëronte të gjitha këto ditë të Dhul Hixhes, pastaj kur kalonte dita e bajramit dhe tre ditët pas saj (ditët e teshrikut) hante nëntë ditë rrjesht po aq ditë sa kishte agjëruar".

? "Musanef Ibn Ebi Shejbe" (9221).

▪️Lejth ibn Ebi Sulejmi tregon se:

"Muxhahidi (104 h) i agjëronte këto dhjetë ditë".

? "Musanef Ibn Ebi Shejbe" (9222).

▪️Imam El Euzaiu (157 h) thotë:

"Më ka arritur se vepra e bërë në këto dhjetë ditë është në vlerë sa vepra e atij që shkon në luftë në rrugën e Allahut, i cili kohën e kalon duke agjëruar ditën dhe duke bërë roje natën, përveç nëse gradohet me shehidllëk".

? "Shua'bul Iman" (3477)

▪️Isa ibn Ali ibn Abdullah ibn Abasi (163 h) po ashtu, përcillet se i agjëronte të gjitha ditët e Dhul Hixhes.

? "Tarih Bagdad" (11/236).

http://t.me/hoxheAgronKrasniqi

6 months, 3 weeks ago

#Metodologji Pasimi i "Etherit" Imam Ibrahim ibn Jakub el Xhuzexhani (259 h) thotë: Më ka treguar Ali ibn Hasen ibn Shekik el Merveziu, thotë: kam dëgjuar imam Abdullah ibn Mubarekun (181 h) duke thënë: "Nëse sprovohesh me gjykatë (bëhesh gjykatës), atëherë…

6 months, 4 weeks ago

➡️ Emërtimi i fëmijëve me emra të sahabëve

▪️Imam Ibn Ebi Hatim (327 h) thotë:

"Hasen ibn Arafeh (252 h) - një transmetues hadithesh- jetoi njëqind e dhjetë vjet, kishte dhjetë djem, ku i emërtoi ata me emrat e sahabëve (dhjetë të përgëzuarit me Xhenet):

Ebu Bekër,
Omer,
Othman,
Ali,
Talha,
Zubejr,
Sad,
Seid,
Abdurrahman dhe
Ebu Ubejde
".

? "Tehdhib el Kemal" (6/205).

t.me/hoxheAgronKrasniqi

7 months ago

➡️ Rëndësia e librave të akides të përcjellë me senede - zinxhirëtransmetimi dhe e librave të selefit tek #imamët_nexhdianë.

▪️Shejhu dhe kolosi i shquar, Is'hak ibn Abdurrahman ibn Hasen Alu Shejhi (1276 h - 1319 h) -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

"Kush ushqehet me fjalët e të mëvonshmëve, duke mos i kushtuar rëndësi librave të pasuesve të njohur të Sunetit, si: libri "es Sunneh" i Abdullah ibn imam Ahmedit, libri "es Sunneh" i Halalit, libri "es Sunneh" i Lalekaiut, Darimiut e të tjerë, i tilli do të mbetet në hutim dhe humbje".

? "Ed Durer es Senije" (3/338)

t.me/fauaid_abuyahya

7 months ago

Asambleja e jurisprudencës islame ka miratuar: "Lejimin e gjërave të ndaluara në rastet përjashtuese, si në rast të sëmundjeve, atëherë lejohet - në rast domosdoshmërie - përdorimi i barnave (ilaçeve) që përmbajnë lëndë alkoolike".

Vendimi: 61 (4/14), sipas "Uethaik en Nauazil" (3/1785).

  1. Sipas shumicës së juristëve islamë, lejohet përdorimi i lëndëve mpirëse (qoftë alkool apo lëndë narkotike) nëse paraqitet për të domosdoshmëria dhe nevoja, si t'i jepet të sëmurit gjatë zhvillimit të operimit për ta mpirë atë, qoftë gjithë trupin ose pjesën ku kryhet operimi, apo për t'ia qetësuar dhimbjet e shkaktuara gjatë operimit, apo ilaçi dhe shërimi me lëndë të tilla për sëmundjet që për to ka dobi, e të ngjashme.
    Shih: "Uethaik en Nauazil" (3/1797).

  2. Është mëse e rëndësishme të theksohet se këtë domosdoshëri, nevojë apo urgjencë, e përcakton mjeku i besueshëm dhe nuk lejohet njerëzit e rëndomtë të manipulojnë me këto gjëra, andaj në disa studime në lidhje me këtë çështje gjegjësisht përdorimin e këtyre ilaçeve, thuhet (shkurtimisht):

Lejohet përdorimi i hashashit apo llojeve tjera të lëndëve narkotike për uljen e dhimbjeve tek të sëmurët, me këto kushte:

- të arrijë nevoja e të sëmurit për këtë ilaç shkallën e domosdoshmërisë.

- të dëshmojë për këtë ndonjë mjek i besueshëm, se medikamenti që përmban këto lëndë narkotike është i dobishëm për të sëmurin në fjalë.

- të përdoret ky ilaç në atë masë sa ta largojë gjendjen e domosdoshmërisë.

- të jetë përdorimi i ilaçit të tillë i patjetërsueshëm apo i pazëvendësueshëm, pra nuk ekzistojnë barna apo ilaçe tjera të lejuara në esencë, që mund ta zëvendësojnë atë.

- që përdorimi i këtij ilaçi, të mos ketë efekte anësore të dëmshme për të sëmurin, si ta bëjë të sëmurin të varur nga ky lloj ilaçi, ashtu që s'mund të jetojë pa të, etj.

Referenca: "Ahkam el Edvijeh fi esh Sheriah el Islamije" (f. 276).

Në bazë të asaj që u tha më sipër, mund të konkludohet se, lejohet që ju të punoni në këtë barnatore, gjegjësisht të shitni apo shpërndani ilaçin e tillë i cili përmban këtë substancë (kanabis THC) ashtu siç është përshkruar në pyetje, përderisa i përmbaheni kushtit të përmedur se: "nuk jepet vetëm se me recetë nga mjeku".

Kjo (mosdhënia vetëm se me recetën e mjekut) mendoj se i përfshin kushtet që u përmendën më parë, sepse ai që e përcakton se i sëmuri ka nevojë apo domosdoshmëri që ta përdor ilaçin e tillë dhe se i bën dobi atij dhe nuk i shkakton dëme më tepër sesa që është në gjendje vetë i sëmuri, pa dyshim se njeriu më adekuat që t'i përcaktojë këto gjëra është mjeku i besueshëm, andaj përderisa ky ilaç nuk servohet vetëm se me recetë nga mjeku adekuat, atëherë them se lejohet një gjë e tillë, Allahu e di më mirë.

Shkroi
Agron Krasniqi

2/2

t.me/hoxheAgronKrasniqi

We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 11 months, 1 week ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 2 months ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 months ago