KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 2 months, 1 week ago
👆🏻👆🏻👆🏻
Ummu Imarah në ditën e Uhudit!
Në betejën e Uhudit, kur situata ndryshoi pas kundërsulmit të mushrikëve, një grup besimtarësh u mblodhën me shpejtësi rreth të Dërguarit të Allahut ﷺ. Ndër ta ishte edhe Ummu Imarah, bashkëshorti dhe djali i saj. E gjithë familja e saj u bë një mburojë përpara të Dërguarit ﷺ.
Kur Ummu Imarah e kuptoi se situata ndryshoi, ajo la enën e ujit dhe nxori shpatën!
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “E ktheja kokën djathtas dhe e shihja Ummu Imaran duke më mbrojtur, e ktheja kokën majtas dhe prapë e shihja Ummu Imaran duke më mbrojtur.”
Lufta ashpërsohej gjithnjë e më shumë, derisa Ummu Imarah mori trembëdhjetë plagë, por ajo vazhdonte të qëndronte e pathyeshme, duke rrëzuar mushrikët një nga një.
I Dërguari i Allahut ﷺ, i tha: "Kush mund të durojë atë që po duron ti, oj Ummu Imarah?" Pastaj ngriti duart dhe u lut: "O Allah, bëji ata shoqëruesit e mi në Xhenet!"
Kur Ummu Imarah dëgjoi këtë lutje të bekuar, ajo thirri me zë të lartë: "Pasha Allahun! Nuk më intereson më asgjë nga kjo botë pas kësaj dite!"
📖 Kitab durus esh-shejh Halid er-Rashid
📌 Përktheu: Kanali Muslimani Ideal
Të nderuara motra,
Ju njoftojmë që numri për kursin e shkronjave është plotësuar shumë shpejtë.
Nëse e keni dërguar diku tjetër linkun, fshijeni dhe lajmëroni gjithashtu që numri është plotësuar!
Për grupin e rradhës, inshaaAllah ju njoftojmë me kohë!
📃 Muslimania Ideale - Telegram
??
Ngjarje shumë emocionale nga të parët tanë, të lexohet patjetër!
? NGJARJE EMOCIONALE!
? Ebu Abdilah Muhamed ibn Ahmed el-Kadij transmeton:
“Isha i pranishëm në mexhlisin e Musa ibn Is’hak el-Kadij, gjykatës në qytetin Er-Rraj (në Iranin e sotëm), në vitin 286 hixhrij. Në këtë mexhlis erdhi një grua së bashku me kujdestarin e saj. Kujdestari paditi burrin e kësaj gruaje, duke pretenduar se ai nuk ia kishte dhënë mehrin e saj, vlerësuar në 500 dinarë.
Burri e mohoi këtë pretendim. Gjykatësi e pyeti:
– A ke dëshmitarë që mund të dëshmojnë se ia ke dhënë mehrin?
Burri u përgjigj:
– Po, kam dëshmitarë.
Gjykatësi kërkoi që disa nga dëshmitarët ta shikonin gruan, për të vërtetuar se ajo ishte personi për të cilin flitej, pasi ajo ishte e mbuluar plotësisht. Njëri nga dëshmitarët u ngrit dhe i tha gruas:
– Ngritu, që të të shohim.
Në këtë moment, burri i saj ndërhyri me shqetësim dhe tha:
– Çfarë po bëni kështu?
Kujdestari i saj u përgjigj:
– Ata duhet ta shohin fytyrën e saj, për të vërtetuar identitetin e saj, që dëshmia të jetë e vlefshme.
Duke mos duruar që fytyra e gruas së tij të zbulohej, burri tha:
– Unë dëshmoj para gjykatësit se ia kam borxh shumën që ajo pretendon dhe e pranoj plotësisht këtë detyrim, vetëm që ajo të mos e zbulojë fytyrën e saj.
Kur gruaja kuptoi këtë gjest të burrit të saj, e prekur nga dashuria dhe ndjeshmëria e tij, tha:
– Dëshmoj para gjykatësit se ia fal mehrin tim burrit tim dhe e shfajësoj nga çdo përgjegjësi në këtë botë dhe në ahiret.
Gjykatësi, i mahnitur nga kjo ngjarje, tha:
– Kjo ngjarje duhet të shënohet mes tiparëve të mrekullueshme.”
? Hajat es-Selef bejne el-Kauli uel-Amel
? Përktheu: Kanali Muslimani Ideal
? Vargje të bukura e të këndshme për cilësitë e Muslimanes Ideale.
? Përktheu dhe përshtati: Kanali Muslimani Ideal
KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 2 months, 1 week ago