Unlock a World of Free Content: Books, Music, Videos & More Await!

Albanian Third Position - ATP

Description
ATP WEB : albanianthirdposition.com

Contact: @ATPcontact_bot
We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 3 months, 2 weeks ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 4 days, 10 hours ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 days, 16 hours ago

3 months, 3 weeks ago
Për herë të parë që nga …

Për herë të parë që nga botimi në vitin 1940, ATP prezanton librin: "Fashizmi dhe Fryma Shqiptare" nga Lazër Radi. Ky libër u la në harresë nga regjimi komunist, por tashmë ATP e riboton duke e vënë në dispozicion të publikut Shqiptar përmbajtjen e kopjes së vetme nga Biblioteka Kombëtare. Kjo përpjekje e ATP-së është për të nderuar kujtimin e autorit Lazër Radi, në shenjë respekti për një individ të kulturuar, dashamir, fisnik dhe një njeriu të ndershëm që pagoi një çmim të rëndë: 46 vjet burg dhe internim në ferrin komunist shqiptar.

Ky libër hedh një dritë të re mbi vitet 1930-1940, mbi marrëdhëniet e Italisë fashiste me Shqipërinë dhe pikën e takimit mes Shpirtit Shqiptar dhe Fashizmit.

Falë ATP-së ky ribotim do i dhurojë një fat të ri librit të Lazër Radit, dhe gjithashtu do jetë hapi i parë drejt një rizbulimi të veprave nga autorët nacionalistë Shqiptar të viteve 1930-1940, përpara se kombi ynë të falimentonte intelektualisht nga periudha e errët e komunizmit.

http://albanianthirdposition.com/books

4 months, 1 week ago
-BUZMI-

-BUZMI-

Solstici i Dimrit shënon fundin e errësirës dhe simbolizon fitoren e dritës. Në këtë ditë të parët tanë ndiznin zjarre për të ushqyer diellin me energji që ai të rikthehej akoma dhe më i fortë. Buzmi quhet druri i prerë posaçërisht për këtë rit tradicional pagan, nga ku ka marrë dhe emrin festa në trojet tona. Detyrimi ynë është të ndezim flakën Shqiptare dhe të kujdesemi që ajo të mos fiket kurrë.

-ATP-

albanianthirdposition.com

The Winter Solstice marks the end of darkness and symbolizes the victory of light. On this day, our ancestors lit fires to feed the sun with energy so that it would come back even stronger. Buzmi is the wood cut specially for this traditional pagan rite, from where the name of the feast in our lands is derived. Our duty is to light the Albanian flame and make sure that it never goes out.

-ATP-

4 months, 2 weeks ago
["Laiciteti ndër ne" | Revista: Shekulli …

["Laiciteti ndër ne" | Revista: Shekulli XX | Datë: 15.09.1933]

LINK :

https://albanianthirdposition.com/articles/laiciteti_ndr_ne__revista_shekulli_xx__dat_15091933

-ATP Laik-

5 months ago

[Kapitullimi i Shqipërisë | 29 nëntor 1944]

Nuk është e nevojshme të jesh gjeni që të shohësh dhe kuptosh faktet e panumërta se Shqipëria në këtë datë ra në pushtimin dhe errësirën antikombëtare të komunizmit.

Konkretisht ne si Shqiptarë falë 29 nëntorit të pikënisjes së komunizmit:

Humbëm thuajse gjysmën e trojeve që i kishim sigurar nga Fashizmi për interesat gjeopolitike të forcave të boshtit, u fundos Monarkia Shqiptare sëbashku me shtetarët pasues të saj, u vranë intelektualët dhe Rilindasit e kombit, vllavrasja vazhdonte në çdo cep të vendit, u themelua shteti me barinj proletarë të babëzitur, u hoq e drejta themelore e pronës, veprimtaria bazë e tiranisë ishte e justifikuar me utopinë komuniste, u vllazëruam me Serbinë, Malin e Zi, Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik etj. U vllazëruam akoma më shumë me Kinën dhe u "miqësuam" me Kosovarët.

Shqiptarët pronë të vetme kishin biçikletën. U skllavëruan në punë të detyruar dhe provuan urinë e tollonit. U izoluan nga bota dhe shkuan në vitin 0. U morën peng nga të marrët komunist që nuk kursyen të madh e të vogël, dhe nga fundi as njëri tjetrin.

Gjithashtu nuk duhen harruar pa përmendur as shumë krime shtazore të regjimit në popullatë si: burgimet, internimet, izolimet, pushkatimet, masakrat, skamjen, humbjen e dinjitetit njerzor dhe kombëtar etj.

Shqipëria u kthye në një çmendinë të vërtetë, nën regjimin e të ashtuquajturve "antifashistë çlirimtarë".

Pasojat e 29 nëntorit dhe kolerës kuqe ky vend i vuan ende sot, me trashgimtarët e komunizmit të cilët ende gëzojnë pushtetin politik dhe mbështetjen e ndjekësve të tyre servil e trutharë.

Por jo vetëm kaq, pasojat të tjera të thella ai sistem ka lënë edhe në kulturë, në identitet, në traditë, në histori, në mendësi etj.

Si përfundim për ne kush e feston këtë maskaradë të quajtur "festa e  çlirimit", ose duhet ti rikthehet shkollës nga fillimi që të mësojë të lexojë dhe të logjikojë, ose duhet të futet andej nga ka dalë.

-ATP-

albanianthirdposition.com

5 months ago
5 months ago

https://albanianthirdposition.com/articles/shqiprija_sknderbeu_ismail_qemali_zogu_nga_ismet_toto__dat_28111931

Albanianthirdposition

[''SHQIPËRIJA, SKËNDERBEU, ISMAIL QEMALI, ZOGU'' nga Ismet Toto | Datë: 28.11.1931]

Është një çudi tronditëse se qysh këta njerëzit e mëdhenj bëhen edhe më të mëdhenj mbasi venë në Varr!

Albanian Third Position - ATP
5 months ago
-111 Vjet Pavarësi Kombëtare-

-111 Vjet Pavarësi Kombëtare-

Një rrugëtim kombëtar me sakrifca dhe tepër anarkik, me periudha të errëta dhe të arta, me nacionalistë dhe komunistë, me copëtime dhe bashkime trojesh, me maskarenj dhe heronj legjendarë, me intelektualë dhe injorantë në krye të vendit, me fetarë dhe laik, me europianë dhe anadollak, me emigrim masiv dhe qëndresë, me humbje dhe fitore, me degradim dhe traditë, me armiq dhe pa miq, me inferiorë dhe superiorë...

Mbi të gjitha shqiptarët sot po qëndrojnë mes përsëritjes së gabimeve të së shkuarës apo Rilindjes Kombëtare, si e ajo e vërteta që u ngrit me penë dhe pushkë duke hedhur themelet e Shpirtit Shqiptar.

Sfida të rrezikshme dhe shkatërruese e presin atdheun tonë, por pikërisht këto sfida do tregojnë se me çfarë brumi jemi gatuar.

Mbani me krenari dhe luftoni për flamurin e kombit, dhe mos lejoni askënd t'ju a marrë atë.

-Rroftë Fitorja-

KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com

5 months, 1 week ago

https://albanianthirdposition.com/articles/yukio_mishima__nacionalizmi_dhe_kanuni_shqiptar__yukio_mishima__nationalism_and_the_albanian_kanun

Albanianthirdposition

[Yukio Mishima , Nacionalizmi dhe Kanuni Shqiptar - Yukio Mishima , Nationalism and the Albanian Kanun]

Në 25 nëntor të vitit 1970, shkrimtari i famshëm japonez Yukio Mishima vrau veten në mënyrën tradicionale samurai, nga

Albanian Third Position - ATP
5 months, 1 week ago

Marrëveshja që kryeministri Rama dhe Meloni firmosën pak ditë më parë ka marrë vëmendje të madhe në të gjithë perëndimin. Mbase është hera e parë kur një shtet vetofrohet të mbajë refugjatët e një shteti tjetër me një veprim kamikaz nga pala shqiptare.

Nuk duhet të çuditemi për qëndrimet politike që partitë rozë kanë, por për përdredhjet e shpeshta që figurat pseudo-patriotike po bëjnë gjithnjë e më shumë në momente kritike. Meloni erdhi në pushtet me alibinë se nuk do lejonte asnjë refugjat të shkelte në tokën italiane, ndërkoh jo vetëm që po mbush italinë, por edhe shqipërinë dhe të gjithë europën.

Lëvizja e mirënjohur nacionaliste gjermane Der Dritte Weg (Rruga e Tretë) ka publikuar një artikull për krizën e refugjatëve në Shqipëri, ku citohet dhe qëndrimi zyrtar i ATP për këtë çështje tepër problematike.

Artikulli i Der |||. Weg në faqen e tyre zyrtare :

https://der-dritte-weg.info/2023/11/meloni-will-ankunftszentrum-fuer-afrikanische-asylanten-in-albanien-errichten/

(English)

The agreement signed between the prime minister Rama and Meloni few days ago took a lot of attention in all the west. Maybe this is the first time when a country offers itself to maintain the refugees of another country with a "kamikaze" action from the albanian side.

We must not be surprised from the political positions of the rose parties, but from the twisting of some pseudo-patriotic individuals in crisis situations. Meloni took power with the promise of not letting any refugee on italian soil, in the meanwhile not only she is filling Italy with them, but also Albania and whole Europe.

The well known german nationalist movement Der Dritte Weg (The Third Way) has published an article about the refugee crisis in Albania, where is reported also the official position of ATP on this very crucial matter.

The article of Der III. Weg on their official website :

https://der-dritte-weg.info/2023/11/meloni-will-ankunftszentrum-fuer-afrikanische-asylanten-in-albanien-errichten/

6 months, 1 week ago
Albanian Third Position - ATP
We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 3 months, 2 weeks ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 4 days, 10 hours ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 days, 16 hours ago