KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 2 months ago
- ÇUDIA ËSHTË ME ATA QË TË LUFTOJNË FSHEHTAS!
Menhexhet e ndryshme, të cilat bien ndesh me njëra-tjetrën në botëkuptimet e fesë, natyrshëm prodhojnë mosmarrëveshje, madje edhe përplasje mes ndjekësve të tyre. Prandaj, nuk është për t’u habitur kur një menhexh i tillë del përballë dhe të lufton haptazi.
Çudia është me ata që të luftojnë fshehtas për hir të një menhexhi dhe, ndërkohë, shtiren sikur jemi bashkë.
Përndryshe, çdo dallim i madh në menhexh nuk mund të mos prodhojë mosmarrëveshje dhe armiqësi, varësisht nga thellësia e këtyre dallimeve.
Mu për këtë, poeti tha:
Çdo armiqësi shpresojmë të shërohet,
Përveç armiqësisë që bëhet për fenë.
Nëse ndokush të sheh si qafir apo munafik të nifakut të madh, si harixhij të dalë nga Suneti, apo të konsideron të devijuar dhe të tepruar, atëherë fjalët e mira mes jush nuk sjellin dobi!
Por të vazhdosh bashkë, ndërkohë që mendon për tjetrin se është i devijuar në një grupacion – kjo duhet thënë qartas dhe nuk duhet të fshihet!
Hoxhë Rexhep Memishi
Po të kishin qenë në kohën e Resulullahit (alejhi selam), në Mekë, ditën kur kurejshët i ofruan pushtetin, disa do ta kishin akuzuar për izolim dhe mosnjohje të interesit të muslimanëve. Por atij iu ofrua kryesia e Mekës, jo ndonjë vend në “parlamentin” e kurejshëve! Prandaj, refuzimi i tij nuk ishte vetëm një çështje strategjie, por një qëndrim parimor që dëshmonte se Islami nuk mund të përzihet me sistemet e kufrit.
Hoxhë Rexhep Memishi
Imam Shafiu rahimehullah ka thënë:
• Kërkuam të lëmë mëkatet, dhe e gjetëm atë në namazin e duhasë.
• Kërkuam dritën e varreve, dhe e gjetëm atë në leximin e Kuranit.
• Kërkuam kalimin e lehtë të Siratit, dhe e gjetëm atë në agjërim dhe sadaka.
• Kërkuam hijen e Arshit, dhe e gjetëm atë në shoqërinë e të devotshmëve.
(El-Buhur ez-Zahire, 1/85)
✅ Një hoxhë që më thotë mos më paso mua por paso argumentin;
✅ Një hoxhë që e mirëkupton një xhematë që e ka një mendim ndryshe në mesele ku ka hapësirë mirëkuptimi;
✅ Një hoxhë që askujt nuk ia imponon mendimin e vet;
✅ Një hoxhë që më thotë nëse nuk më këshillon, nuk ta bëj hallall;
✅ Një hoxhë që kur e kritikon në katër sy, i shtohet dashuria dhe respekti ndaj kritikuesit;
✅ Një hoxhë që krejt shoqërisë se vet u dha përparësi në poste dhe autoritet duke e shkelë veten;
✅ Një hoxhë që na ka mësuar t’i dalim krah edhe hasmit dhe kundërshtarit kur i bëhet zullum;
✅ Një hoxhë që pa marrë parasysh sprovave, kurtheve, tradhtive dhe thikave pas shpine, vazhdon davetin;
Është hoxha i jem që i qëndroj besnik. Krenona me të dhe nuk e kam problem edhe nëse e gjithë bota ma kthen shpinën.
Nuk ka nevojë që xhemati ta ngrit një hoxhë të tillë me mitologji,
Sepse Allahu e ka ngrit me dituri, guxim dhe qëndrueshmëri.
Krenohem me Hoxhën Rexhep Memishi, Allahu e ruajt. ❤️
O Allah, jepi nënës time bereqet në jetë
Pejgamberi, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
Nuk është prej nesh ai që thërret në ''asabijjeh'' (nacionalizëm),ose lufton, ose vdes për këtë gjë.
Transmeton; Ebu Davudi
Imami Muhamed bin Abdul Uehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Thelbi i veprave të banorëve të Xhenetit është teuhidi (njësimi i Allahut). Kushdo që vjen me të (teuhidin) Ditën e Gjykimit, është padyshim prej banorëve të Xhenetit, edhe nëse ka mëkate sa malet.
Ndërsa thelbi i veprave të banorëve të Xhehenemit është shirku ndaj Allahut. Kush vdes mbi këtë (shirk), edhe nëse Ditën e Gjykimit paraqitet me adhurim ndaj Allahut natë e ditë, me sadaka dhe bamirësi, ai është padyshim prej banorëve të Xhehenemit.”
El-Xheuahir el-Mudijje (fq. 15).
Hoxhë Rexhep Memishi
Ka thënë Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë:
“Një sprovë që të çon drejt Allahut është më e mirë për ty sesa një mirësi që të bën të harrosh përmendjen e Allahut të Lartësuar.”
[Xhamiu’l-Mesail 387/9]
Kur ndërroi jetë i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم hyri tek ai Ebu Bekri رضي الله عنه ia zbuloi atij fytyrën e ndershme e puthi në ballë dhe tha:
"Sa I bukur ke qenë i gjallë, e sa i bukur je edhe i vdekur o i Dërguari i Allahut
صلى الله عليه وسلم"
Dërgoni salavat atij.
❤️اللَّهمَّ صَلِّ وسَلِّمْ عَلَى نَبيِّنا مُحَمَّدٍ❤️
Këshillë për motrat nga Shejh Ahmed Musa Xhibril
Qëllimi i një gruaje kur ajo ka një djalë apo një vajzë është: Të vërë në shikim se ky fëmijë është ai që do t'i sjellë fitoren Islamit.
Shikoni ata në një mënyrë të veçantë!
Ajo vajzë do të jetë si Ummu Hirami, ajo vajzë do të jetë si Ummu Imara.
Ai djalë do të jetë si Ebu Bekri, Omeri dhe Uthmani.
Shikoni ata në një mënyrë të veçantë, unike!
E lusim All-llahun që motrat e tjera që janë shtatzënë, të lindin fëmijët e tyre dhe që fëmijët e tyre të bëhen burra që do të ngrenë fitoren e Islamit, të bëhen fëmijë shumë, shumë të shëndetshëm dhe të kënaqin prindërit e tyre dhe të kënaqin këtë Ummet!
Shejh El-Imām Ahmed Xhibril (حفظه الله تعالى)
KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 2 months ago