KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 1 month, 2 weeks ago
Këshilla të Dobishme
Last updated 1 month, 1 week ago
"Pas çdo buzëqeshje, mund të ketë një histori të fshehur thyerje dhe lotësh."
?Mëshirojeni njëri-tjetrin!?
Selefi dhe portat e pushtetarëve:
Të lëndrojm në etheret e të parëve tane dhe të shikojm se si ishin në raport me mbretërit musliman që gjykonin me ligjin e All-llahut por bëninin zullume dhe selefi ikje prej tyre, e çfar të flasim sot kur gjykohet me ligje njerzore dhe i shkojne mbrapa tyre.
قال أبو حازم رحمه الله
إن العلماء كانوا يفرون من السلطان ويطلبهم، وانهم اليوم يأتون أبواب السلطان، والسلطان يفر منهم.
Ka thënë Ebu Hazim All-llahu e mëshiroftë :
Vërtetë dijetarët ishin ata që u largoshin prej sulltanit dhe sulltani i kërkonte ata, mirpo sot dijetarët vijnë tek dyert e sulltanit dhe sulltani ik prej tyre.
جامع بيان العلم وفضله .١٦٤/١
Ka thënë Imam El-Evzaiu All-llahu e mëshiroftë :
Nuk ka diçka më të urryer tek All-llahu i Lartësuar se sa dijetari që viziton një qeveritar ose sundues.
ذكره الغزالي في إحياء علوم الدين ١٤٢/٢.
Ka thënë Sufjan Eth-Theuri All-llahu e mëshiroftë :
Nëse e sheh ndonjë lexues (dijetar) që kërkon strehim dhe mbrotje tek sulltani dije që ai është hajdut, dhe nëse e sheh atë duke kërkuar strehim dhe mbrotje tek të pasurit dije që ai është hipokrit.
أخبار الشيوخ وأخلاقهم ١٢٨
Ka thënë Sufjan Eth-Theuriu All-llahu e mëshiroftë :
Ne sot jemi në rrugë (hak) nëse na shihni që marrim kahje djathtas apo majtas, atëherë mos na pasoni.
I është thënë Imam Ahmedit All-llahu e mëshiroftë :
Çfar mendimi ke për fjalën e Sufjan Eth-theurit , nëse na shihni duke marrë kahje djathtas dhe majtas (lëshime në fe) mos na pasoni neve, çfar kuptimi ka kjo fjalë?
Ka thënë Imam Ahmedi : E ka për qëllim çështjen e sulltanit.
Dmth : Nëse ne devijojmë rrugën e drejtë dhe anojmë nga mizoritë e zullumqarëve dhe thërrasim në urdhërat e tyre në zullum mos na pasoni.
Ka thënë Muhamed Ibn Sirini All-llahu e mëshiroftë :
Nëse të thërret udhëheqësi që të shkosh tek ai t'i lexosh diçka prej sureve të Kur'anit, mos iu përgjigj ftesës së tij, (mos shko).
I ka thënë Sufjan Eth-Theuriu një personit :
Nëse të thërret që ti këndosh surën Ihlas mos shko të ia thuash.
Dhe i thashë Ebi Shihabit All-llahu e mëshiroftë :
Kujt? :
Tha : Sulltanit (Udhëheqësit).
رواه البغوي في الجعديات (٧٥١/٢).
أخبار الشويخ و أخلاقهم (٥٦/٩٩/١٠٠/ ٥٩)
”Ky është umeti yt dhe në mesin e tyre janë 70.000 njerëz të cilët hyjnë në xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.”
Shpjegimi i hadithit në profilin e fb????
https://www.facebook.com/share/p/1pZbb6MDZFdtAu3c/?mibextid=oFDknk
Log in or sign up to view
See posts, photos and more on Facebook.
Martohu dhe mos rri beqar.
Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ai që të thotë ‘Mos u marto!’ të ka thirrur në diçka tjetër e jo në Islam.”
Po ashtu ka thënë: “Beqaria nuk është prej Islamit.”
Ibrahim bin Mejserah ka thënë: “Tausi më tha: 'Ju ose do të martoheni, ose do t’ju them ashtu si Umeri që i tha ibën Zeuadit: ‘Njëra nga këto dy gjëra të pengon nga martesa: pamundësia ose fëlliqësia.'”
(El-Mugni, 9/341)
Kush e meriton hyrjen në xhenet?
A do hynë vetëm muslimanët në xhenet?
Pyetja:
Në xhenet a shkojnë vetëm muslimanët apo edhe njerëz prej feve të tjera?
Përgjigja:
Çdonjëri prej nesh duhet ta ketë të qartë parimin e përgjithshëm në këtë temë, hyrjen në xhenet dhe vendbanimin e përhershëm në xhehenem. Kjo çështje është e lehtë për t’u kuptuar, ngase është shpjeguar qartë në hadithin e të Dërguarit të Zotit [صلى الله عليه وسلم[.
Xhabiri r.a. transmeton se ka ardhur një njeri te Pejgamberi [صلى الله عليه وسلم [dhe i ka thënë:
“O i Dërguar i Allahut! Cilat janë dy virtyte që obligojnë (cili virtyt obligon hyrjen në xhenet dhe cili obligon hyrjen në xhehenem)?”
Pejgamberi [صلى الله عليه وسلم [ka thënë:
“Kush vdes duke mos i bërë shirk (ortak, shok) Allahut hyn në xhenet, kurse kush vdes duke i bërë shirk Allahut hyn në xhehenem.”[1]
Ky hadith na sqaron se kush vdes duke besuar Zotin hak, ashtu siç Ai kërkon, ka për të hyrë në xhenet qoftë edhe pas një kohe. Ndërsa ai që vdes duke i bërë Allahut kufër, shirk, ortak, do të hyjë në xhehenem dhe kurrë nuk do të dalë prej tij.
Ky është parim i prerë që domosdo duhet ta dijë çdo musliman dhe nuk lejohet kurrfarë diskutimi rreth tij, ngase këtë parim e forcojnë dhe e mbështesin shumë ajete e hadithe në formë të prerë dhe të qartë.
Allahu subhanehu ue teala thotë:
“S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (kufrin, shirkun), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt të dojë. Kush i përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (Nisa: 48)
Kjo do të thotë se kush vdes si kafir apo si idhujtar, nuk do t’i falen mëkatet në Ditën e Gjykimit dhe se ai do të jetë përgjithmonë në xhehenem.
Gjithashtu Allahu subhanehu ue teala thotë:
“Ata që nuk besuan dhe vdiqën si jobesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t’i pranohet për kompensim, qoftë edhe plot faqen e dheut me ar. Ata i pret një dënim i dhimbshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.” (Ali Imran: 91)
Kjo do të thotë se çfarëdo punësh të mira të kenë bërë në këtë dynja, përderisa kanë vdekur si jobesimtarë, nuk do t’u pranohen ato punë, qofshin edhe sa toka.
Allahu në shumë ajete përshkruan cilësitë e atyre që do të hyjnë në xhenet:
“…e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar (musliman), të tillët hyjnë në xhenet dhe aty shpërblehen pa masë.” (Gafir: 40)
“Ata që thanë: ”Allahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen. Të tillët janë banues të xhenetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim për veprat që bënë.” (Ahkaf: 13-14)
Ata që thanë ‘La ilahe il-lAll-llah’ dhe vepruan vepra të mira, punuan sipas fjalës ‘La ilahe il-lAll-llah’, ata do të jenë banues të xheneteve.
Xheneti është vendbanim i përhershëm që është përgatitur si shpërblim për besimtarët muslimanë që u kanë besuar shpalljeve të Pejgamberëve të tyre, duke përfshirë të gjithë Pejgamberët dhe pasuesit e tyre, duke filluar prej kohës së Ademit alejhi selam e këndej.
Pra, muslimanë konsiderohen ata besimtarë që kanë jetuar në kohën e Musait alejhi selam dhe kanë vepruar sipas mësimeve të Tevratit derisa i ka zbritur Inxhili Isait alejhi selam. Të gjithë ata që i kanë besuar Isait alejhi selam dhe kanë vepruar sipas mësimeve të Inxhilit në kohën e tij janë muslimanë.
Me shpalljen e Pejgamberit të fundit, Muhamedit [صلى الله عليه وسلم[, veprimi sipas mësimeve të librave të mëhershëm (Tevratit, Zeburit dhe Inxhilit) është anuluar duke u zëvendësuar me shpalljen e Kur’anit, i cili është anulues i të gjitha shpalljeve të mëhershme.
Prandaj e vetmja rrugë që na mundëson hyrjen në xhenet është pasimi i Islamit, ngase Allahu i Madhërishëm e ka refuzuar kategorikisht pranimin e ndonjë feje tjetër.
Allahu thotë:
“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali Imran: 85)
Ndërsa Muhamedi [صلى الله عليه وسلم [ka thënë:
“Nuk hyn në xhenet vetëm se muslimani.”[2]
Pra, pa qenë musliman nuk ka xhenet.
[1] Muslimi, nr. (93) 151
[2] Muslimi, nr. (1142) 145
Dalja nga Islami (Er-riddeh)
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Atyre personave që largohen nga feja e tyre dhe vdesin jobesimtarë, do t'u hidhen poshtë punët e tyre si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën. Njerëzit e tillë janë banorë të Zjarrit dhe në të do të qëndrojnë përgjithmonë.”
Kuran. Sure:1; Ajeti:282}
Pjesët e saj:
Në thelb, njeriu del nga Islami kur kryen një prej të kundërtave të tij, të cilat në të vërtetë janë shumë, porse mund të përmblidhen në katër grupe kryesore:
1- Dalja nga Islami nëpërmjet fjalëve.
Dalja nga Islami nëpërmjet fjalëve, siç është shembulli i atyre që shajnë Allahun apo e të Dërguarin e Tij, apo pretendojnë se dinë të fshehtën, apo i luten dikujt tjetër në vend të Allahu, etj.
2- Dalja nga Islami nëpërmjet veprave.
Dalja nga Islami nëpërmjet veprave, si per shembullë bërja e sexhdes për dikë tjetër përveç Allahut (qoftë njeri, gur, pemë, varr etj), hedhja e Kuranit në vende të papastra, praktikimi i magjisë apo mësimi i saj, etj.
3- Dalja nga Islami nëpërmjet besimit të diçkaje të gabuar.
Dalja nga Islami nëpërmjet besimit të diçkaje të gabuar, si per shembullë besimi se alkooli, imoraliteti dhe fajdet janë të lejuara (hallall), apo se namazi nuk është detyrë për çdo musliman, etj. 1
4- Dalja nga Islami nëpërmjet dyshimit.
Dalja nga Islami nëpërmjet dyshimit, si per shembullë dyshimi në ndalimin e atyre gjërave të tjera që përmendëm pak më lart, dyshimi në profetësinë e Muhammedit (paqja qoftë mbi të), dyshimi në vërtetësinë e fesë islame… etj.
Dispozitat islame për ata që dalin nga Islami:
Udhëheqësi musliman duhet të kërkojë nga ai person që del nga Islami, që të pendohet. Nëse pendohet brenda tre ditëve lihet i qetë, në të kundërt vritet. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Kush ndërron fenë, duhet të vritet.” Hadith
Siç shihet kjo e drejtë i takon vetëm udhëheqësit musliman, në shtetin islam.
Gjatë afatit tre ditor ai nuk ka të drejtë që të bëjë ç'të dojë me pasurinë e tij.
Nëse pendohet i kthehet kjo e drejtë, në të kundërt pasuria e tij përdoret për gjëra me interes të përgjithshëm.
Ka të drejtë që të trashëgojë apo të trashëgohet nga të afërmit e tij muslimanë.
Në qoftë se vdes në këtë gjendje, nuk duhet të lahet apo t'i falet xhenazja, si dhe nuk duhet të varroset në varrezat e muslimanëve.
Fund nota
Në këtë kategori futet dhe bërja e një pune për përfitime materiale, siç është rasti i atij që thërret ezanin apo bëhet imam apo mëson dijet fetare, duke pasur për qëllim vetëm marrjen e parave.
Ibnul Kajim thotë:
"Ndërsa shirku që bëhet me anën e nijetit (qëllimit) jo të sinqertë, është si deti pa brigje dhe janë të paktë ata që shpëtojnë prej tij. Ai person, që ka për qëllim me punën e tij diçka tjetër përveç kënaqësisë së Allahut, ka bërë shirk me nijetin e tij jo të pastër, pasi
Sinqeriteti i vërtetë arrihet vetëm atëherë kur çdo punë, thënie apo qëllim bëhet vetëm për hir të Allahut.
Kjo është feja e vërtetë, feja e Profetit Ibrahim (paqja qoftë mbi të), ndjekja e së cilës është detyrë për çdo musliman, pasi ky është realiteti dhe thelbi i Islamit, përveç të cilit Allahu nuk pranon asnjë fe tjetër:
"E kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t'i pranohet (ajo fe) dhe në Botën tjetër ai do të jetë prej të humburve." {3:85}
Nga sa përmendëm më sipër arrijmë në përfundimin se midis shirkut të madh dhe të vogël ekzistojnë ndryshimet e mëposhtme:
Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami, ndërsa shirku i vogël nuk e nxjerr njeriun nga Islami.
Personi që kryen shirkun e madh, nëse vdes pa u penduar, do të jetë përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa personi që kryen shirkun e vogël, edhe nëse hyn në zjarr nuk do të qëndrojë atje përgjithmonë.
Shirku i madh i fshin të gjitha punët e mira, ndërsa shirku i vogël fshin vetëm punën me të cilën është përzier.
1 Siç betohen shumë njerëz për kokën e prindërve apo fëmijëve.
KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 1 month, 2 weeks ago
Këshilla të Dobishme
Last updated 1 month, 1 week ago