Why Pay for Entertainment? Access Thousands of Free Downloads Now!

Akidja Ehli Sunnetit

Description
وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْءَايَٰتِ وَلِتَسْتَبِينَ سَبِيلُ ٱلْمُجْرِمِينَ

Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e njerëzve të këqij. (El-En'am 6:55)
Advertising
We recommend to visit


محامي ومحلل سياسي ومستشار قانوني وباحث بالشأن العبري
القدس

Last updated 5 months, 3 weeks ago

السرعة والموضوعية في نقل الحدث

Last updated 3 weeks, 4 days ago

الحساب الرسمي لـ أخبار السعودية.. متابعة أهم الأخبار، أخبار عاجلة، وحصرية، جديد الصور والفيديو .

للتواصل واتس اب: 00966500360610

Last updated 1 day, 13 hours ago

1 week, 3 days ago

Demokratët, njerëzit partiak, kryetarët, deputetët, ministrat e kryeministrat nuk quhen më njëra nga dy të këqijat, por shpesh herë thuren lëvdata për ta, miqësohen dhe disa prej tyre trajtohen nga mesi i ngushtë i vëllazërisë.

  1. Hoxhallarët që dikur tërheqnin vërejtjen nga kjo kurthë e shejtanit ishin më tepër, ndërsa sot ata janë pak.

  2. Nuk është i vogël numri i atyre që dikur i dinin këto çështje dhe ruheshin e kishin kujdes nga ky shirk, ndërsa sot kanë ndërruar mendjen dhe janë zhytur edhe vet në të.

  3. Gjithmonë vijnë gjenerata të reja që pak ose aspak kanë dëgjuar për këto çështje.

➡️ Me një fjalë, demokracia dhe hovi i pjesëmarrjes në parti dhe votime i njerëzve që thirren në islam ka evoluar, është zhvilluar dhe ka marrë përmasa të normales, ndërsa thirrja për largimin nga ky shirk bashkëkohor është zbehur.

➡️ Mos të harrojmë se dituria harrohet nëse nuk përsëritet. Shejtani na lufton para dhe pas, djathtas dhe majtas vazhdimisht për të na devijuar, për të minimizuar në sytë e njerëzve shirkun, për ta harruar realitetin e shirkut derisa të zhyten në të dhe të bëhen mushrikë.

Çka ua merr mendja për çka është shejtani më tepër i interesuar?
Për t'i fut njerëzit në kamatë e harame tjera apo në shirk?

Ata, partitë e përsërisin vazhdimisht besimin e tyre dhe gënjeshtrat e tyre pandërprerë, e kultivojnë të kotën e tyre, e qysh pra ne të mjaftohemi me 1 apo 2 derse dikur me një kohë, me 2 a 3 fjalë rreth kësaj çështjeje.

➡️ Ti, o vlla dhe ti oj motër, ti hoxhë dhe ti talebe, ti davetçi dhe ti që Allahu ta kë bë të qartë këtë çështje, të ka ruajtur nga kjo kurthë dhe të ka dhënë me këtë shumë mirësi, pse ke ngecur, pse nuk lëviz, pse hesht?

Çka je duke ruajtur që mos të humbet, pozitën apo biznesin, vendin e punës apo autoritetin, emrin, namin apo strategjinë e re të davetit?

Krejt këto me një fjalë kanë një emër, i thonë dunjallëk, dunja, të mira të kësaj bote, e çka janë ato në krahasim me të mirat e ahiretit? Ndërsa kjo e fundit është kurth i shejtanit.

➡️ Një pyetje më sillet në kokë. Çfarë dobie ose çfarë rezultati do të sjell ai davet që i shmanget thirrjes së teuhidit, alarmimit për shirk dhe kufr si dhe distancimit dhe armiqësisë me mushrikët?

Çfarë gjenerate pritni pa këto elemente?

#P.S. Edhe ata hoxhallarë që lejojnë votimet #thonë se demokracia është kufr.

Edhe shumica e atyre që votojnë e #dijnë se sheriati është më i mirë,

ashtu siç Ebu Xhehli dhe mushrikët tjerë e dinin se Allahu është Krijuesi megjithatë adhuronin idhujt dhe ashtu siç Ebu Talibi e diti se feja e nipit të tij, Muhamedit alejhi selam ishte e vërteta, megjithatë zgjodhi fenë e babës së tij, shirkun.

#Prandaj, mos u mjafto duke i treguar atyre këto realitete që ata i dijnë. Tregoju atë që ata kanë problem dhe nuk e dijnë.
Ata e kanë problem me kuptu se votimet janë kufr dhe shirk, futja në parti dhe votimi të nxjerrin prej feje, ta humbin namazin, agjërimin e me radhë krejt veprat e mira. E kanë vështirë me kuptu se munden me qenë në zjarr përgjithmonë nëse vdesin të tillë.

Këtë tregoju atyre se ti e din, ndërsa ata nuk e dijnë, ose mos ndoshta edhe ti e ke harruar!

Për fund po ju përcjell një fjali të një familjeje që pasi dëgjuan këto mesele thanë:

"#Sikur të ishte e vërtetë kjo, do ta kishin bë shumë hoxhallarë të madhe këtë punë"

➡️ E ti mendohu dhe medito si do të përgjigjesh në ahiret para Allahut nëse kjo fjali të paraqitet atje.

Hafiz Arben Idrizi

@akidjaehlisunnetit

1 week, 3 days ago

Shejtani me metodat e veta shpik mënyra të ndryshme të shirkut, adhurimit të dikujt tjetër përveç Allahut, herë duke mashtruar njerëzit për të adhuruar hënën, herë diellin, herë melaqet, herë pejgamberët, herë gurin e drurin, herë yjet e herë varret.

Ndërsa sot, ka shpikur adhurimin e njerëzve. Ka shpikur shirkun e demokracisë.

Nëse sot pak janë ata që adhurojnë varret, yjet, diellin, hënën, gurin e drurin, të shumtë janë ata që bëjnë shirk duke zgjedhur demokracinë si sistem të tyre ose duke ndihmuar atë me votime dhe elemente tjera.

Prandaj nevoja dhe detyra e çdo hoxhe dhe thirrësi është të tërheq vërejtjen nga ky lloj shirku aq i përhapur sot.

➡️ Nuhu alejhi selam thirrte popullin e tij natë e ditë, haptazi dhe fshehurazi, pandërprerë në të gjitha format e mundshme, edhe pse pati shumë pak pasues, për kundër gjithë asaj kohe të gjatë të thirrjes prej 950 viteve.

Po ta linte thirrjen për shkak mospërgjigjes do të gabonte.
Po ta ndryshonte formën dhe t'i ndrronte prioritetet e thirrjes do të gabonte.

Nuk u nda ai, edhe pse thirrja e tij vetëm se ua shtonte atyre inatin dhe i largonte nga e vërteta e nuk i afronte.
Nuk u ndal edhe pse ata nuk e dëgjonin.
Nuk tha: po i lë unë këta se nuk po marrin vesh dhe po vazhdojnë rrugën e tyre.

➡️ Prandaj, mos u mashtro edhe ti dhe mos e le thirrjen në teuhid, mos devijo nga mileti Ibrahim edhe nëse nuk të përgjigjen, edhe nëse ua shton kjo largimin nga e vërteta, edhe nëse shtohen kritikat dhe armiqësitë dhe luftimet ndaj teje, përndryshe nuk ke pasuar Nuhun alejhi selam dhe as një të Dërguar tjetër e as sunnetin e Muhamedit alejhi selam.

Mos u mjafto duke thënë: Unë kam folur më herët, i keni derset në YouTube, mos u mjafto duke thënë: Nuk po kuptojnë njerëzit.

Mos u mjafto duke thënë: po bëhemi si delja e zezë.
Mos u mundo me ndryshu kahjen e thirrjes për shkak mospërgjiges së tyre ndaj thirrjes tënde dhe për shkak mos sabrit tënd për këtë gjë.

Mos e ndrysho thirrjen për shkak rreziqeve eventuale që mund t'i imagjinosh.

Mos, mos, se gabon trash.

Me këtë logjikë të të menduarit, se kemi folur dikur dhe e kemi kryer detyrën, do të duheshte për asnjë temë tjetër mos me fol më, as mos me shkrujt, as mos me bë më davet. Sepse, pothuajse gati për krejt temat është folur, edhe atë nga shumë hoxhallarë, edhe atë nga disa herë përsëritje, megjithatë vazhdohet të flitet për temat e njëjta dhe krejt kjo është normale.

Ndërsa, çuditërisht, për temën esenciale për të cilën Allahu i dërgoi pejgamberët, jemi mjaftuar me pak.
Çuditërisht për fjalën LA ILAHE IL ALLAH, për sqarimin se adhurimi i takon VETËM Allahut, për sqarimin e teuhdit dhe tërheqjen e vërejtjes nga shirku kemi mbyllur gojën dhe kemi tharë lapsin.

Për shirkun më të përhapur sot, shirkun e demokracisë, shirkun e votimeve na thahet pështyma, nuk na dalin fjalët dhe nuk na dëgjohet zëri.

➡️ Ndërkohë, nevoja për këtë thirrje dhe sqarim sot është shumë më e madhe se dikur për disa arsye:

  1. Partitë demokratike dhe në përgjithësi zhvillimi demokracisë ishte në fillimin e saj, ishin të papjekur, jo shumë entuziastë, të papërvojë, ndërsa sot gjendja është ndryshe, shumë më seriozisht e kanë. Kanë bërë kapital, pasuri, kanë investuar kohën, jetën, djersët dhe shumë më vështirë e kanë të largohen nga kjo lojë e shejtanit.

  2. Dikur para më tepër se 20 vite, ata hoxhallarë që në fillim lejuan votimet dhe hapën këtë derë të fitnes, kufrit dhe shirkut ishin pak, 1 apo 2, numri i tyre vështirë të kalonte numrin e gishtave të njërës dorë, ndërsa sot ata janë shumë, tepër shumë.

  3. Atëherë, dikur, patën lejuar vetëm votimet me shumë kushte paraprake, ndërsa sot lejojnë edhe futjen në parlament, anëtarësimin në parti edhe atë pa kushte dhe pengesa.

  4. Dikur, përmendnin se votimet janë zgjedhja e të keqes më të vogël, duke aluduar se krejt keq është muhabeti, por nga pamundësitë tjera detyrohemi me zgjedh një të keqe, ndërsa sot kjo aspak, ose fare pak përmendet. Përkundrazi, futja në parlament konsiderohet e arritur dhe privilegj.

1 week, 3 days ago

#pse sot është shumë më tepër e nevojshme se dikur që secili hoxhë, thirrës, vëlla e motër që i ka mësuar çështjet e akides, teuhidit dhe rrezikut nga shirku, realitetin e demokracisë, partive, parlamentit dhe votimeve duhet të bëj thirrje, të fol, të shkruan, ta ndihmojë këtë thirrje të bereqetshme dhe të duhur?

🍀 "Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe i thamë: “Paralajmëroje popullin tënd para se t’i vijë një dënim i dhembshëm!”
Ai tha: “O populli im! Në të vërtetë, unë jam për ju një paralajmërues i qartë: që të #adhuroni Allahun, t’i frikësoheni Atij e të më bindeni mua.

...

Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra vërtet popullin tim #natë e #ditë, por thirrja ime edhe më tepër i #largoi (nga e vërteta).
Sa herë, që i thirrja për t’i falur Ti, #ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim).

Pastaj i thirra me zë të lartë.
Më pas ua shpalla edhe botërisht, edhe fshehurazi e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh

...

Nuhu tha: “O Zoti im, ata më #kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, veç shkatërrimit.

Ata #kurdisën një kurth të madh, dhe thanë: ‘#Mos i lini kurrsesi #zotat tuaj!
#Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin’!
E kështu kanë #futur në rrugë të gabuar #shumë (njerëz)."
#sure Nuh

➡️ Thirrja e Nuhut alejhi selam dhe e gjithë pejgamberëve në përgjithësi duhet të jetë shembull, model për thirrjen tonë, model për prioritet e thirrjes, për metodat e thirrjes, për vazhdueshmërinë e thirrjes dhe për qëndrueshmërinë dhe sabrin gjatë thirrjes.

- Shumë pak, mos të them aspak nuk dijmë për çështjet fikhore të tyre, por për të gjithë ata me përpikëshmëri e dijmë se akidja e tyre ishte e njëjta, thirrja në teuhid ishte e njëjta, koncentirmi dhe thelbi i thirrjes së tyre ishte teuhidi, adhurimi #vetëm i Allahut dhe largimi nga kufri, shirku, distancimi nga Taguti dhe mushrikët. Miqësia me besimtarët dhe armiqësia me jobesimtarët.

Të gjitha këto nuk kishin ndryshim në thirrjen e pejgamberëve.
Të gjitha këto janë shpesh të përmendura në Kuran. Për më tepër, ata pikërisht për këtë thirrje ishin të dërguar. Kjo është palca e thirrjes së tyre dhe qëllimi i dërgimit të tyre.

Kjo pra, dihet me siguri për ata, ndërsa se a ka qenë një çështje hallall apo haram te një popull nuk e dijmë me saktësi, bile mund të ndodh që një çështje, dispozitë të ketë qenë e lejuar te një popull dhe pejgmaber dhe e ndaluar - haram te populli dhe pejgamberi tjetër.

🍀 "Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni Tagutit!”
#Nahl, 36

🍀 "Ne ia dërguam Nuhun popullit të tij e ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij!"
#El-Ar'af, 59

🍀 "Fisit Ad i dërguam vëllanë e tyre - Hudin. Ai tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij."
#El-Ar'af, 65

🍀 "Ndërsa fisit Themud Ne i dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij."
#El-Ar'af, 73

🍀 "Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij."
#El-Ar'af, 85

➡️ Në këto ajete është kuptimi i fjalës së Teuhidit, fjalës LA ILAHE IL ALLAH

- Prandaj, çdokush që neglizhon dhe mangëson nga kjo thirrje, ka neglizhuar nga thelbi thirrjes, ka devijuar nga metodologjia e thirrjes së Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit, Jusufit, Davudit, Sulejmanit, Ejubit, Musës, Harunit, Isës, Zekerijës, Jahjës, Lutit dhe të gjithë të Dërguarit tjerë alejhimus-selam.

E si është halli nëse ai e kundërshton këtë thirrje? E çka nëse ai edhe e lufton këtë thirrje?!

➡️ E kthyer në realitetin e sotshëm tonin, shirku më i përhapur është shirku demokracisë, shirku i gjykimit dhe sundimit me ligj tjetër nga ligji Allahut.

2 weeks, 1 day ago

MIRATIMI dhe AUTORIZIMI i SHIRKUT, duke e URDHËRUAR, LEJUAR, ose duke e LAVDËRUAR dhe INKURAJUAR atë, është KUFËRDIN! Sepse muslimanët njëzëri janë pajtuar se urdhërimi i SHIRKUT ose LEJIMI i tij, si dhe LAVDËRIMI dhe INKURAJIMI i tij, është KUFËR!

Pra, meqë ZGJEDHJET DEMOKRATIKE janë KUFËR, atëherë URDHËRIMI ose LEJIMI i tij, ose INKURAJIMI tij, është KUFËR dhe RIDE (braktisje e fesë) nëse vjen nga një musliman.

Shejhul-Islam ibn Tejmije thotë: “Nuk ka asnjë MOSPAJTIM ndërmjet muslimanëve se URDHËRIMI i SHIRKUT është KUFËR, dhe RIDE nëse vjen nga një musliman - dhe se LAVDËRIMI dhe INKURAJIMI i tij është KUFËR dhe RIDE nëse vjen nga një musliman”. (Bejan Telbis el-Xhehmijjeh, v. 3, f. 54.)

Dhe ndër ata që ibn Tejmije i bëri tekfir për kundërshtimin e këtij FUNDAMENTI ishin: Ebu Mish‘ar el-Balkhi dhe er-Razi. (Shih Bejan Telbis el-Xhehmijjeh fi Ta’sis Bid‘ihim el-Kelamijah, v. 3, f. 53, f. 84)

Bazuar në këtë, KUSHDOURDHËRON KUFRIN, ose e LEJON atë, ose e LAVDËRON, ose e INKURAJON atë, siç janë ata që THËRRASINzgjedhje demokratike, ndërsa e di REALITETIN e tyre, atëherë ai është KAFIR me IXHMA.

Shejh Ebu Selman Hasan ibn Husein

El-Fetava esh-Sherijah ‘an el-Asilah el-Xhibutijeh, f. 15-31

@akidjaehlisunnetit

2 weeks, 1 day ago

Zgjedhjet e tagutit (demokratike) nuk janë çështje ixhtihadi, përkundrazi është një çështje e qartë. Sepse nuk ka vend për ixhtihad në një çështje që ia dorëzon autoritetin e sundimit dhe legjislacionit dikujt tjetër përveç Allahut. Po kështu, kutitë e votimit janë mjete të kufrit dhe shirkut, për faktin se ata janë pjesë e këtij sistemi tagutor, që ia dorëzon autoritetin e sundimit dhe legjislacionit dikujt tjetër përveç Allahut.

Thotë Allahu:

إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ

“Vendimi (gjykimi) i takon vetëm Allahut.” 6:57

Dhe thotë Allahu:

وَلَا يُشْرِكُ فِي حُكْمِهِ أَحَدًا

"Në vendimin e Tij nuk mundë ti përzihet askush (Kehf 26)

Dhe thotë Allahu:

وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللَّهِ حُكْمًا لِقَوْمٍ يُوقِنُونَ

“E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” 5:50

Dhe thotë Allahu:

أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ

“A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!” 95:8

@akidjaehlisunnetit

2 weeks, 1 day ago

أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ ۚ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللَّهِ حُكْمًا لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ

🍀 "A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës?!
E kush është gjykatës (#Ligjvënës) më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?
#El - Maide, 50

➡️ Kureshtar me dit si i përgjigjen kësaj pyetjeje të Allahut kur e lexojnë Kuranin të gjithë ata hafizllarë, hoxhallarë, thirrës, namazli, pretendues të islamit në momentin kur votojnë dhe vrapojnë pas partive dhe ftojnë në respektimin e ligjit të demokracisë.

Dhe si ndjehet një i tillë kur i lexon këto ajete të mëposhtme të faqeve 115 dhe 116 të Kuranit në suren El - Maide

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللَّهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ

🍀 "Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu (me Kuran), ai është kafir"

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللَّهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

🍀 Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu (me Kuran), ai është zullumqar"

.

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللَّهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ

🍀 "Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu (me Kuran), ai është fasik"

➡️ Ndoshta i mbyll sytë dhe i kalon këto 2 faqe pa i lexuar.

A mos edhe më keq, e vendos dorën për të mbuluar këto ajete ashtu siç jehudët vepruan në prani të Muhamedit alejhi selam kur mbuluan ajetin në Teurat që fliste për dënimin me gurëzim për zinaqarët të cilin ligj ata e kishin ndryshuar dhe kishin vendosur një ligj tjetër të bazuar në mendjen dhe logjikën e tyre.

Nëse shkojnë sipas kësaj metode, do të duhej shumë ajete dhe sure të mbulojnë dhe fshehin, e kjo me siguri e dini ku çon.

Hafiz Arben Idrizi

@akidjaehlisunnetit

2 months, 2 weeks ago

Mos ecni mbi tokë, përveçse me përulësi,

Sepse sa nga ata që janë nën të, janë më të lartë se ju.

|Poeti arab|

@akidjaehlisunnetit

2 months, 2 weeks ago

Ibnul Xheuzi ka thënë:

"Shembulli i përgojuesit, është si shembulli i atij që ngre një katapultë dhe i hedh të mirat e tij djathtas e majtas, drejt lindjes dhe perëndimit."

[Behr Ed-Dumu’ 131]

@akidjaehlisunnetit

2 months, 2 weeks ago

Imam Taberiu tha: “Nuk ka gjë më të dashur tek Allahu se sa të kërkohet prej tij (për ndonjë gjë).

● (Ebu Nu’ajm në El-Hiljah 3/188)

@akidjaehlisunnetit

2 months, 3 weeks ago

Ibën Abasi (رضي الله عنه) ka thënë:

“Do të vijë një kohë tek njerëzit, ku shqetësimi kryesor i dikujt do të jetë (ngopja) barku; fejën do ta ketë hobi dhe gjuha do të jetë shpata e tij".

[Ez\-Zuhd Ibn Mubarek]

@akidjaehlisunnetit

We recommend to visit


محامي ومحلل سياسي ومستشار قانوني وباحث بالشأن العبري
القدس

Last updated 5 months, 3 weeks ago

السرعة والموضوعية في نقل الحدث

Last updated 3 weeks, 4 days ago

الحساب الرسمي لـ أخبار السعودية.. متابعة أهم الأخبار، أخبار عاجلة، وحصرية، جديد الصور والفيديو .

للتواصل واتس اب: 00966500360610

Last updated 1 day, 13 hours ago