Shoqëria Ideale

Description
Në faqën tonë do të gjeni videoprojekte, recitime Kuranore, postime përkujtuese, dua të ndryshme, rikujtim për dhikr, dhe shumë gjëra tjera!
We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 1 Jahr, 2 Monate her

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her

6 months, 2 weeks ago

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe
lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

Allahu i Lartësuar thotë:

“Unë jam ashtu siç më
parafytyron robi. Jam me të kur më përkujton. Nëse më kujton në vete, edhe Unë e kujtoj në
Vete; nëse më kujton në tubime, Unë e kujtoj në tubime edhe më të mira, nëse më afrohet
një pëllëmbë, i afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, i afrohem një “pash, dhe nëse më
afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi.”

[Buhariu nr. 7405, Muslimi nr. 2675, Tirmidhiu, Ibën Maxhe]

6 months, 2 weeks ago

All-llahu (subhanehu ve te’ala) thotë:

“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë
pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gajja•139).
Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të
hyjnë në Xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë.”

{Merjem: 59-60}

•139 Gajja është një pus në fund të Xhehennemit

Në një ajet tjetër, thotë:

“Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni
vëllezë në fé.”

{Et-Teubeh: 11}

Gjithashtu thotë:

“(Përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe
faleni namazin e mos u bëni nga mushrikët (idhujtarët).”

{Er-Rum: 31}

Pejgamberi (sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Ndërmjet njeriut, shirkut dhe kufrit
është lënia e namazit”.

[Muslimi]

Burajdeh (radijall-llahu ‘anhu) transmeton se Pejgamberi (sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem)
ka thënë: “Marëveshja (dallimi) ndërmjet neve (muslimanëve) dhe atyre (jomuslimanëve) është
namazi, ai i cili e len atë ka bërë kufr”.

[Ahmedi, Nesaiu, Hakimi dhe Tirmidhiu - Nga Burajdeh. Tirmidhiu thotë se hadith-i është hasen (i mirë). Sipas Shej’h Albanit hadith-i është sahih (i vërtetë). Shih: “Sahih tergib ve terhib” 1/226 dhe “Sahih Et-
Tirmidhi” 2621.]

“Abdull-llah ibn Shekik (rahimehull-llah) ka thënë: “Kanë qenë gjithë Sahabet e
Pejgamberit (sal-lall-llahu ‘aeljhi ve sel-lem), që nuk kanë parë ndonjë vepër, që nëse
ndokush e len bën kufr, përveç namazit”.

[Tirmidhiu, Hakimi dhe Imam Neveviu. Hakimi thotë se transmetimi është në pajtim me kushtet e
vendosuara nga Bu’hariu dhe Muslimi. Sipas Shej’h Albanit hadith-i është sahih. Shih: “El-Mexhmu’” 3/19
dhe “Sahih Tergib ve Terhib” 1/227.]

Muhammed ibn Nasr El-Mervezi (rahimehull-llah) tregon se e ka dëgjuar Is’hak ibni
Rahavejin duke thënë: “Është vërtetuar prej Pejgamberit (sal-lall-llahu ‘aeljhi ve sel-lem),
se ai i cili e len namzin qëllimisht bën kufr, dhe ki është mendimi i dijetarëve prej kohës
së Sahabeve, prej kohës së Pejgamberit (sal-lall-llahu ‘aeljhi ve sel-lem), e deri në këtë
ditë”.

Ibn Hazmi (rahimehull-llah) ka thënë: “Është thënë nga ‘Umeri, ‘Abdurrahman ibn
‘Aufi, Mu’adh ibn Xhebeli, Ebu Hurajrah dhe Sahabet tjerë, se kushdo që nuk e falë
edhe një namaz farz, deri sa koha e tij ka mbaruar, bëhet femohues (kafir) dhe heretik
(murtedd). Ndërmjet tyre nuk egziston ndonjë ndryshim opinion në lidhje me këtë
çështje”.

[Kjo është përmendur nga El-Mundhiri në “Et-Tergib vet-Terhib”.]

6 months, 2 weeks ago

Përcillet nga Ebu Derda se Profeti alejhi selam ka thënë:

“Duaja e muslimanit që bën për vëllain e tij, në mos prezencë, është e pranuar dhe pranë kokës së tij qëndron një melek i ngarkuar që të thotë: “Amin, edhe për ty qoftë si ajo!”, sa herë që ai lutet për vëllain e tij.”

[Muslimi]

6 months, 2 weeks ago

Thot All-llahu i Madhëruar në disa Ajete në Kur’an:

“Ti kij bindje (mbështetje) në atë që është i gjallë, që nuk vdes”.

[ Furkan, 58 ]

“…Dhe besimtarët vetëm tek All-llahu le të mbështeten!”

[ Ibrahim, 11 ]

“…E kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek All-llahu”.

[ Ali Imran, 159 ]

“Kush mbështetet tek All-llahu, pa dyshim Ai i mjafton atij”.

[ Talak, 3 ]

“Besimtarë të vërtetë janë ata, zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur u lexohen ajetet e Tij, ua shtojnë besimin dhe që mbështeten vetëm te Zoti i tyre”.

[ Enfal, 2 ]

Këshillë:

•Le ti mbështetemi vetëm All-llahut në gjdo qast të jetës tonë, se vAllahi nuk e zhgënjenë All-llahu kurrë robin e Tij!•

6 months, 2 weeks ago

Ibn Abbasi, رضي الله عنه :

"Nuk ka sureh në Kur'an që e zemëron më shumë Iblisin se kjo sureh (el-kefiruun), sepse kjo (sureh) është #Teuhid (لأنها توحيد) dhe distancim nga #Shirku (و براءة من الشرك)!"

[النكت والعيون، ٣٥٨/٦ (تفسير الماوردي)]

6 months, 3 weeks ago

Pejgamberi صلى الله عليه وسلم
e donte besimtarin e fortë:

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre, All-llahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi صلى الله عليه وسلم ka thënë:

Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur se besimtari i dobët, ndërsa tek çdonjëri ka dobi. Kujdesu për atë që të bën dobi, mbështetu All-llahut dhe mos u dobëso.

[Transmeton Muslimi]

7 months ago

Allahu na përmirësoftë zemrat e tona.?❤️

7 months ago

Ebu Hurejre (radijallahu anhu), thotë: “Zemra është mbret, ndërsa pjesët e trupit janë ushtria e tij dhe nëse mbreti është i mirë, edhe ushtria do të jetë e mirë, ndërsa nëse mbreti është i keq, edhe ushtria është e keqe “.

[Miftahu daris-se’adeh, 2/16, Daru Ibën Affan].

7 months ago

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem thotë: “Vërtetë në trup është një copë mishi. Nëse ajo është mirë, do të jetë mirë i gjithë trupi, ndërsa nëse ajo prishet, atëherë prishet i gjithë trupi. Ajo është zemra “.

Muttefekun alejhi, [Buhariu 52],[Muslimi 1599].

9 months, 2 weeks ago

Ebu Musa transmeton:

Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem tha:

“Kush e do takimin me Allahun, Allahu e do takimin me të.” Kush e urren takimin me Allahun, Allahu e urren takimin me të.”

{Buhari 6508}

We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 1 Jahr, 2 Monate her

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her