Why Pay for Entertainment? Access Thousands of Free Downloads Now!

Rruga e Xhenetit

Description
We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 3 months, 2 weeks ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 4 days, 10 hours ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 days, 16 hours ago

2 weeks ago

“ Dijetari në mesin e njerëzeve është sikurse zemra në mesin e pjesëve të trupit.”

Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë.

[مفتاح دار السعادة ص.١/٣٥٣].

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

2 weeks, 6 days ago

Tha Allahu ‎ﷻ në Kur’an:

“ ( Kujtoje ) kur Zoti juaj kumtoi:” Nëse falenderoni dhe tregohuni mirënjohës, Unë do t’ua shtoj edhe mëshumë mirësit dhe begatit e Mia.”

[ Kur’an Ibrahim 7 ].

“ E prej begative dhe mirësive më të mëdha është arritja e ramazanit përsëri, kështuqe falenderoni Zotin tuaj e jeni mirënjohës për arritjen e këtij ramazanit, qe t’ju begatoj me arritjen e ramazanit në vitin e ardhshëm përsëri.”

Ismail Kadriu.✍️
@rrugaexhenetit1

3 weeks, 1 day ago

O vëlla i dashur, i cili goditesh në çdo moment nga ngacmimet dhe provokimet e pabesimtarëve duro, ngase të mjaftojn këto ajete si qetësim dhe gëzim, lexo me vëmendje fjalët e Allahut.

Skena në këtë botë:

“ Zullumqarët [ mëkataret] ishin ata të cilët i përqeshnin besimtarët, e kur ata[ besimtarët] kalonin pranë tyre, ata ia bënin njëri tjetrin me sy[ duke i tallur besimtarët], e kur u ktheheshin te familjet e tyre u ktheheshin të kënaqur, e kur i shihnin [ besimtarët] thonin ja këta të humburit, e ne nuk i caktuam ata [ zullumqarët, idhujtarët] si roje të atyre[ besimtarëve].

[ Kur’an El-Mutaffifin ]

E gjithë kjo kënaqesi e pabesimtarëve është e përkohshme, e ka fundin e saj, mirëpo ajo qe nuk mbaron e as qe nuk përfundon asnjëhere është në fjalët e Allahut në vazhdim:

Skena e ahiretit:

“ e sot [Ditën e gjykimit] ata të cilët besuan do të tallen me pabesimtarët, duke qendruar të mbeshtetur besimtarët në kolltukë e duke shikuar, a thua u shpërblyen pabesimtarët për atë qe e punuan? (Gjithsesi qe po).

[Kur’an El-Mutaffifin 29-36].

Ka thënë i Dërguari i Allahut ‎ﷺ: “ Kënaqësit e dunjas janë hidhësi të Ahiretit, dhe hidhësit e dunjas janë kënaqësi të Ahiretit.”

[Hakimiu 310/4 SAHIH].

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

2 months, 1 week ago

“ Fara e kopshteve të xhenetit është përmendja e Allahut.”

Ismail Kadriu.✍️

2 months, 2 weeks ago

U pyet Aisheja ( Allahu qoftë i kënaqur me të ) se a u falte i Derguari i Allahut ﷺ ulur ( nafileh ) ?

Tha : “ Po, pasi qe njerëzit e dërmuan dhe rraskapitën ( me problemet dhe merziat e tyre ) .”😢

[ Sahih Muslim ].

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

2 months, 2 weeks ago

Transmetohet nga Ebil Hajaxh, se Aliu - Allahu qoftë i kënaqur me të - ti ketë thënë atij:

“ A dëshiron të orientoj e udhëzoj drejt asaj qe më porositi me të i Dërguari i Allahut ‎ﷺ? “

Tha Aliu:” Më porositi që të mos lë asnjë fotografi [statujë] pa e zhdukur dhe rrënuar, e asnjë varrë të ngritur e dalluar, pa e rrafshuar.”

[Muslimi 969]

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

2 months, 2 weeks ago

“ Sa krim i madhë dhe i rëndë duhet t’jet braktisja e meditimit të Kur’anit , qe përshkak saj ta burgos Allahu zemrën e robit në burgjet e neglizhencës dhe harresës.”💔

Tha Allahu në Kur’an :” a nuk po e meditojn ata Kur’anin, jo mirëpo zemra e tyre janë të mbyllura ( në dry ) .” [ Kur’an Muhamed 24 ]

Ismail Kadriu.✍️
@rrugaexhenetit1

2 months, 3 weeks ago

“Oj zemra ime, ti je prishur, jo vëllau im.”💔

Ismail Kadriu.✍️
@rrugaexhenetit1

2 months, 3 weeks ago
Ismail Kadriu.***✍️***

Ismail Kadriu.✍️

[ Nën hijen e sabrit pushojnë shpirtat e rraskapitur f.23/24 ].

@rrugaexhenetit1

2 months, 3 weeks ago

Vajza e vëllau tonë hoxhës Edinit, Ruvejda është e sëmur shumë në gjendje kome, pasi qe është ditë e xhuma dhe pranohet duaja para akshamit, shtoni duat qe Allahu ta sheron me një sherim qe s’ka sëmundje pas.

“ O Shërues, sheroje atë me një sherim qe s’ka sëmundje pas tij.”

We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 3 months, 2 weeks ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 4 days, 10 hours ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 days, 16 hours ago