Rruga e Xhenetit

Description
We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 1 Jahr, 2 Monate her

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her

1 month, 2 weeks ago

" Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura e të ndriçuara, që Zotin e tyre e shikojnë."

[ Kur’an El-Kijameh 22-23 ]

2 months, 3 weeks ago

“ Nuk t’ka urdhëruar Allahu ﷻ që të kesh teuhidin e Muhamedit ﷺ, ndërsa edukatën dhe sjelljen e Ebu Xhehlit; as nuk t’ka urdhëruar të kesh teuhidin e Ebu Xhehlit dhe sjelljen e edukatën e Muhamedit ﷺ.”

Por Allahu ﷻ të ka urdhëruar në Kur’an:

“ O ju që keni besuar, hyni në Islam tërësisht (pranojeni atë me të gjitha urdhrat, ndalesat dhe rregullat e saj) dhe mos ndiqni hapat e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i përbetuar.” [Kur’an, El-Bekareh].

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “ Besimtari me teuhid dhe iman më të plotë e më të pastër është ai që ka sjelljen dhe edukatën më të lartë.”

[ Tirmidhiu ]

“ Imani dhe edukata janë binjakë që duhet të lindin në zemrën e njeriut menjëherë njëra pas tjetrës.”

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

2 months, 3 weeks ago

“ Paramendo sikur Allahu t'i kishte dërguar pejgamberit të Tij, Muhamedit ﷺ, të cilin e ka dërguar rahmet për dunjan, rreth tij njerëz që koka dhe zemra e tyre e përkufizojn këtë rahmet vetëm në dy metra katrorë, ku do të arrinte islami?!"

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

3 months, 3 weeks ago

“Ofendimi, shpifja, përgojimi dhe sulmi i furishëm e i mbushur me vrull gjatë polemikës janë hile [dredhi] e të paaftit dhe kapital i të falimentuarit.”

Demantimi i zhveshur nga argumentimi dhe i veshur me ofendime, të shara dhe kërcënime është demantim që të gjithë njerëzit mund ta bëjnë.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

‎[مجموع الفتاوى ص.٤/١٨٦].

Ismail Kadriu
@rrugaexhenetit1

3 months, 3 weeks ago

“ Kështu pra popullit keqbërës iu pre edhe rrënja e fundit, Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet i qofshin Allahut, Rabul Aleminit.”

[Kur’an El-En’am 45].

“ Vërtet Allahu ia shtyen afatin zullumqarit, mirëpo po e morri e shtrengoi, s’ka kush që e liron dhe shpëton më.”

I Dërguari i Allahut ﷺ.

[Buhariu, Muslimi ].

" Atë të cilin nuk e gëzon ajo që i gëzon besimtarët dhe atë të cilin nuk e mërzit ajo që i mërzit besimtarët, nuk është prej tyre.”

Shejhul Islam ibnu Tejmijjeh, Allahu e mëshiroftë.

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

4 months ago

“Nëse nuk ta rrudh zemrën ithtësia e mëkateve, atëherë vetëmse të është tretur ëmbëlsia e imanit.”?

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

6 months ago

Thanë islamofobët: “ Ua kanë larë hoxhallarët trurin rinisë.”

Ne themi: “ Allahu i shpërbleftë hoxhallarët që na kanë larë trurin e përlyer nga injoranca me ujin e çiltër të Kur’anit dhe Sunetit.”

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

6 months ago

"Asnjëherë nuk ka qenë mesatarja e pejgamberit ﷺ në fe që të qortojë vazhdimisht ata që e teprojnë, dhe t’i lërë anash ata që në neglizhencë vazhdimisht frymojnë.

Kushdo që dëshiron të thërrasë në mesataren e pejgamberit ﷺ ,atëherë le ta lexojë jetën e tij, që nga dita kur iu shpall Kur’ani e deri në ditën kur Medinja u errësua me vdekjen e tij."

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

6 months, 1 week ago

“ Aq shumë i kanë djegur zemrat e tyre muslimanët me mëkate, sa që zemrat e tyre janë shndërruar në gur të zi prej mëkateve, deri në atë masë që e sheh vëllain e tij musliman me zjarr në gojë e në dorë në këtë dunja , e që do të jetë për të zjarr në Ahiret, e megjithë atë as nuk e ndalon, as nuk e këshillon ! Apo ndoshta nuk e keni kuptuar mirë domethënien e tradhtisë?
Nuk ka tradhti mat madhe se sa kur vëllau yt musliman të tradheton në fenë tande.”

A mundeni me paramendu një sahabi duke i bë mëkat Allahut hatpazi në publik, ndërsa sahabët e tjerë të ulen me të e ti buzëqeshin në fytyr ? Shumë tradhti do të zbulohen në Ahiret, e ti vëlla dije se:

'Ata ditë, miqtë dhe të dashurit do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve.' [Kur’an, Ez-Zuhruf 67].

Tradhtia më e rëndë është ajo që bëhet e qartë në Ditën kur fletët janë mbyllur dhe lapsat janë tharë, dhe për çdo vepër në llogari duhet me u marrë.”

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

6 months, 1 week ago

“ Dallimi mes nesh dhe sahabëve është se ata, kur falnin, trupat e tyre ishin si shtylla prej druri që nuk lëviznin nga frika e Allahut, ndërsa zemrat e tyre fluturonin nga imani. Ndërsa ne, kur falemi, zemrat tona janë si prej druri që nuk lëvizin dhe as nuk ndikon namazi në to, ndërsa trupat tona vazhdimisht lëvizin, si pasojë e mungesës së frikërespektit të zemrës ndaj Allahut." ?

Pejgamberi i Allahut ﷺ kur pa një njeri duke luajtur me mjekrën e tij në namaz, tha:

"Sikur të ishte nënshtruar zemra e tij me frikërespekt ndaj Allahut, do të ishin nënshtruar edhe gjymtyrët e tij."

[ Hadithi ka dobësi, mirëpo kjo fjalë është e njohur nga Seid ibnul musejeb ].

Kur Ebu Bekri - Allahu qoftë i kënaqur me të - falte namaz, ishte si një shtyllë prej druri që nuk lëvizte nga frika e Allahut.

"Ata e kuptuan realitetin e qëndrimit para Allahut në dunja, para se të qëndrojnë para Tij në ahiret, gjë që ne ende nuk ia kemi nuhatur aromën."

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 1 Jahr, 2 Monate her

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her