KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 2 Monate, 3 Wochen her
Këshilla të Dobishme
Last updated 2 Monate, 3 Wochen her
🧵Përmbledhje e shkaqeve të cilat ndihmojnë në mbrojtjen prej sherrit dhe lëndimit të hasedxhiut (ziliqarit):
1 - Kërkimi i mbrotjes dhe strehimit tek Allahu prej sherrit të hasedxhiut; lidhja me Allahut dhe leximi i sureve felek dhe nas.
2 - Frika prej Allahut dhe ruajtja e kufinjëve të Tij; kush e ka frik Allahun në të gjitha çështjet e tij, Allahu ka për ta ruajtur nga çdo e keqe.
3 - Durimi ndaj hasedxhiut dhe mosarmiqësimi i tij; sabri është prej metodave më efikase për t'u ruajtur nga sherri i tij.
4 - Mbështetja (tevekuli) në Allahun; kush dëshiron të jetë më i forti, le ti mbështetet Allahut.
5 - Mospreokupimi me të dhe neglizhimi i tij; pra, mos frika prej tij dhe mosmendimi për të, sepse ai është thjeshtë një krijesë dhe i dobët.
6 - Kthimi kah Allahu dhe sinqeriteti ndaj Tij në të gjitha veprat; kjo ia këput çdo rrugë hasedxhiut.
7 - Pendimi prej mëkateve; qëndrimi sa më larg mëkateve sepse ato janë shkak që armiku të dominoj mbi ty.
8 - Sadakaja dhe veprat e mira.
9 - Fikja e zjarrit të hasedxhiut duke i ndihmuar atij qoftë me vepra qoftë me sjellje të mira.
10 - Realizimi i teuhidit; realizimi i teuhidit dhe mbështetja e plotë tek Allahut = kjo është fortifikata që mbron prej çdo sherri.
✍️| Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë!
[[ بدائع الفوائد، ٧٧٦.]]
Sprova më e madhe janë lëvdatat e avamit, sa e sa njeriu është mashtruar prej tyre.
✍️ Ibnul Xheuzi, Allahu e mëshiroftë!
[[ صيد الخاطر، ٣٨.]]
🤲 Tregon #Ummu_Derda: U ngrit Ebu Derda një natë që të falet, filloi të qaj dhe lutej:"O Allah! E ke zbukuruar pamjen time, zbukuroje edhe sjelljen (moralin) tim!"
Kështu DERI NË SABAH.
I thashë: O Ebu Derda! Nuk u lute gjithë natën vetëmse për sjelljen e mirë?
Tha: O Ummu Derda! Me të vërtetë, robit musliman i përmirësohet sjellja e tij, derisa kjo sjellje ta shpie atë në xhennet.
Dhe i prishet (keqësohet) sjellja e tij derisa kjo ta fut atë në zjarr.
Dhe robit besimtar i falen mëkatet duke qenë ai fjetur.
I thashë: O Ebu Derda, si i falen mëkatet duke qenë ai në gjum?
Tha:"Ngritet vëllau tij natën për namaz, pastaj e lut Allahun e Lartësuar dhe Ai i përgjigjet, lutet për vëllaun e tij dhe Allahu ia pranon lutjen për të."
✅️ Buhariu, #Edebul_Mufred, 290.
**
? Ndryshime nëpër kohë...
Ishin njerëzit para një kohe jo shumë të largët, me trupa të lodhur, rraskapiteshin duke u përpiqur në kërkimin e rrizkut dhe mjeteve të jetëses, lodheshin dhe mundoheshin shumë, megjithëkëtë, kur përfundonin punët e tyre shkonin nëpër shtretërit e tyre dhe e lënin dunjanë jashtë.
⏳⏰ Ndërsa tani, në këto kohëra, e kundërta; trupat janë të pushuar, furnizimi është shtuar, nuk kanë nevojë që të lodhen sikurse ata para nesh, mirëpo zemrat janë të lodhura, të plogështa...të dobëta.
?? Në të kaluarën udhëtonte njeriu prej Kine për në Haxh, prej Indie, prej Lindjes dhe Perëndimit, zgjatnin udhëtimet e tyre një vit apo dy, megjithatë, vinin në Haxh të lumtur dhe plot energji, pavarësisht se trupat i kishin të lodhur për shkak udhëtimit me deve, kuaj, nëpër saharë apo lugina, nëpër çdo stinë.
I kishin zemrat e qetësuara, saqë shumë prej tyre edhe ? shkruanin libra duke qenë në udhëtim; sepse zemrat i kishin të qetësuara, plot bindje në Allahun dhe sinqeritet ndaj Tij.
✈ Ndërsa sot, udhëtimi për në Haxh zgjat një orë, dy apo tre, trupi është i palodhur, me klimë dhe ushqim, arrin haxhiu në Mekke ndërsa në rrobat e tij nuk ka asnjë gjurmë udhëtimi, pas gjithë kësaj, zemrat i gjen të lodhura, të ngarkuara; saqë nëse vonohet hapja e derës së airplanit i sheh njerëzit duke u shtyrë tek shkallët e tij, pse kjo ?!
Sepse, trupat janë vënë në pushim dhe rehati, ndërsa zemrat janë mbushur mjerim dhe rraskapitje; si shkak i largimit nga Allahu dhe bindjes së dobët!
? Allahut i ankohemi dhe tek Ai kërkojm strehim dhe udhëzim!
[[ التعليق على شرح حديث "ما ذئبان جائعان" لابن رجب، ٧٢.]]
**
? Më tha mua: Jam dërrmuar nga lodhja!
Iu përgjigja: Është rrethuar xhenneti me vështirësi, pra, ti je në rrugën e duhur.
✍ Dr. Halid Ebu Shaadij, Allahu e ruajtë!
**
? Ka thënë Pejgamberi ﷺ:
"Furnizimi më i mirë; ai që të mjafton!
Dhikri më i mirë; ai që bëhet në vetmi."
[ الترغيب و الترهيب، ١٢/٣.]
**
?|I privuar me kuptimin e plotë të fjalës është ai që ka braktisur dhikrin, e që në rend të parë vije:
⏰ Dhikri i sabahut.
⏰ Dhikri i akshamit.
⏰ Dhikri i gjumit.
? Përkujdesu për dhikrin, përpiqu që t'i mësosh këto lloje të dhikrit dhe praktikoji ato, qoftë kur je në vendin tënd, në udhëtim apo i shtrirë.
? Dhe dije se:
- kush tregohet i paaftë ndaj dhikrit, do jetë edhe më i paaftë ((pa takat)) në veprat tjera.
- kush humb dhikrin, gjërat tjera edhe ma lehtë i humb.
- kujt i humb shpërblimi i dhikrit, qfarë shpërblimi tjetër pret?
**
?| Kush i mediton dhikret e sabahut dhe akshamit:
- do ta njeh Zotin e tij me njohje të afërt.
- do ti njeh obligimet e tij ndaj Allahut.
- do ta njeh rrugën e përmbushjes së këtyre obligmeve ((kërkimi i ndihmës prej Tij dhe mosmbështetja tek vetvetja)).
- do ta njeh rrugën e ngritjes në nivele të ubudijes ((adhurimit)).
- do ta njeh dobësinë e nefsit dhe fukarallëkun që ka për Allahun e Lartësuar.
**
?| Bëra lutje një ditë prej ditëve dhe thashë:"O Allahu im mundësoma t'i plotësojë dëshirat e mia ndaj diturisë dhe punëve, dhe shto në ymrin tim që ta arrijë atë që e dua."
Pastaj filluan të më shfaqen disa mendime prej shejtanit:"Dhe çfarë pas kësaj? A nuk është vdekja? Dhe çfarë të bën dobi jetëgjatësia?
I thashë atij:"O i mjerë, nëse do ta kuptoje se çfarë qëndron pas pyetjes time do ta kuptoje që nuk është asgjë e kotë, a nuk më shtohet dituria dhe njohuritë çdo ditë, dhe të më shtohen frytet e të mbjellurave në ditët e të mbjellurave të mi?
A mendon me të vërtetë që do të isha i gëzuar të vdisja para (20) njëzet viteve? Jo pasha Allahun; ngaqë unë nuk kisha njohuri për Allahun as sa dhjetë përqindëshi i njohurive të mija që kam sot për Të.
Dhe e gjithë kjo nga frytet e jetës, në të cilin kam grumbulluar prej argumenteve të shumta të njëshmërisë, dhe jam larguar prej pasimit qorrazi të humnerës drejt arritjes dhe kuptimit të argumenteve, pastaj kam lexuar mbi shkencat e ndryshme me të cilin më është shtuar vlera, dhe më është çmuar me të shpirti.
Pastaj shtova në mbjelljen time për ahiretin tim dhe u forcua lidhja me shoqërinë e kërkuesve të diturisë, i ka thënë Allahu zotëriut të pejgamberëve:{Dhe thuaj: Zoti im më shto dituri.}
[Taha,114.]
Në Sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) nga Pejgamberi - sal-Allahu alejhi ue selem - ka thënë:"Nuk shtohet tek besimtari prej jetës së tij vetëmse mirësi."
Dhe në hadithin e Xhabir ibn Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve) thotë: Ka thënë Pejgamberi - sal-Allahu alejhi ue selem - :"Me të vërtetë prej kënaqësisë është që Allahu të ia shton robit ymrin dhe ta shpërblejë atë me pendim."
Oh i mjeri unë! Sikur t'i kisha vitet e Nuhut, ngase me të vërtetë dituria është e shumtë dhe çdoherë që arrinë në të i arrituri, ngritet dhe fiton."
✍️| Ibnu Xheuzi, Allahu e mëshiroftë!
[[ صيد الخاطر، ١٥٥.]]
**
⏳| Rikujtimi dhe ripërtëritja e lidhjes me të padukshmen ((gajbin)) në një kohë kur rrymat materialiste këpusin çdo kontakt me të, qoftë në aspektin e natyrshmërisë, psikologjisë apo shpirtit, konsiderohet si një domosdoshmëri urgjente për ta rikthyer natyrshmërinë tek njeriu dhe rregulluar brishtësinë shpirtërore që ka shkaktuar kjo rrymë ((materialiste)); e cila i ka ngushtuar horizontet e gjithësisë dhe ka përkufizuar njeriun në vetveten - shqisat - e tij, i cili është i paaftë që ti përgjigjet edhe nevojave tij shpirtërore, e kjo asnjëherë ska për tu arritur ndryshe vetëmse duke u kthyer tek Kurani.
✍️ Muhsin Dejdush.
KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 2 Monate, 3 Wochen her
Këshilla të Dobishme
Last updated 2 Monate, 3 Wochen her