KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 2 Monate, 3 Wochen her
Këshilla të Dobishme
Last updated 2 Monate, 3 Wochen her
💎 Shejh Muhamed ibën Salih #el_Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🔸 Çdokush që di një #sunnet duhet ta sqarojë atë në secilin rast. Mos thuaj: "Unë nuk jam dijetar"! Po. Ti nuk je dijetar, mirëpo ke dije. Pejgamberi ﷺ ka thënë:
"Përcillni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet!"
Njeriu në këto çështje duhet t'i shfrytëzojë mundësitë.
Çdoherë kur të jepet mundësia për ta përhapur Sunnetin, përhape! Atëherë do ta kesh shpërblimin e tij dhe shpërblimin e secilit që vepron me të deri në Ditën e Gjykimit.
📚 Sherh Rijad esSalihin, 4/215.
✍ Përktheu: Xhemal Jakupi
------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
Mendimi i Sejjid Kutbit për Musain, alejhis salatu ues selam
Më arriti lajmi se shejhu dhe prindi ynë, dijetari kolosal, hulumtuesi i thellë, asketi dhe muxhahidi #Rabië ibën Hadi, Allahu e ruajttë, ka hyrë në spital për shkak të ngritjes së nivelit të sheqerit.
Allahut të Lartësuar i lutem që, me Bujarinë dhe Dhuntinë e Tij, t'ia veshë shejhut tonë rrobën e shëndetit dhe mirëqenies, si dhe t'ia bashkojë shpërblimin dhe shërimin!
Ai është që i dëgjon lutjet dhe u përgjigjet atyre.
📝 Shkroi: Prof. Dr. Abdullah elBuhari
💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🔸 Kërkimi e mbjell Imanin. Kur bëhen bashkë Imani dhe kërkimi, del vepra e mirë.
🔸 Mendimi i mirë për Allahun mbjell te njeriu që të tregohet nevojtar dhe t'i përgjerohet Allahut. Kur bëhen bashkë këto dyja, atëherë vjen plotësimi i lutjes.
🔸 Përulësia e mbjell dashurinë. Kur ato bëhen bashkë, mbin zbatimi i urdhrave dhe largimi nga ndalimet.
...
🔸 Ndjekja e vërtetë e të Dërguarit ﷺ e mbjell përkushtimin e sinqertë ndaj Allahut. Kur të dyja bëhen bashkë, vjen pranimi i veprave dhe shpërblimi për to.
🔸 Vepra e ushqen diturinë. Kur bëhen bashkë të dyja, vijnë shpëtimi dhe lumturia. E nëse mbetet njëra pa tjetrën, nuk bën asnjë dobi.
📚 elFeuaid, 433 - 434.
✍ Përktheu: Xhemal Jakupi
------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
[Hadithet për natën e mesme të muajit Shaban]
💎 Ibnul 'Arabij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🔸Për natën e mesme të muajit Shaban nuk ka asnjë hadith që meriton të dëgjohet.
📚 'Aridatu el-Ahvedhij, 2/201.
💎 Ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🔸Hadithet për natën e mesme të muajit Shaban janë të dobëta.
📚 Mexhmuë elFetaua, 1/192.
💎 Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🔸Hadithet, që flasin për veçimin e natës së mesme të muajit Shaban me namaz, ose të asaj dite me agjërim, janë të dobëta.
📚 Mexhmuë elFetaua, 7/280.
✍ Përktheu: Xhemal Jakupi
------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🔸 Teuhidi është kështjella më e madhe e Allahut. Kush hyn në të, është i sigurt. Dikush prej selefëve ka thënë: "Kur njeriu i frikësohet Allahut, atëherë atij ia ka frikën çdo gjë, e kur nuk i frikësohet Allahut, atëherë ai ia ka frikën çdo gjëje."
📚 Bedai' el-feuaid, 2/776.
✍ Përktheu: Xhemal Jakupi
------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🔸 Kur robi e pastron Teuhidin, atëherë prej zemrës së tij del frika ndaj kujtdo qoftë përveç Allahut dhe armiku i tij nuk ka aq vlerë që t'i frikësohet krahas Allahut, por e veçon Vetëm Allahun duke iu frikësuar Vetëm Atij.
Kjo e bën të sigurt dhe të pafrikësuar ndaj armikut. Prej zemrës së tij dalin brengosja, angazhimi dhe mendimi për armikun dhe ajo zbrazet dhe pastrohet vetëm për Allahun, e mbushur me dashuri, frikë, kthim me pendesë, mbështetje dhe angazhim Vetëm me Të dhe me askënd tjetër.
Në këtë situatë njeriu ndien se angazhimi i mendimit të tij me çështjen e armikut, frika prej tij dhe preokupimi me të janë mangësi në teuhidin e tij, se përndryshe nëse e kishte pastruar Teuhidin, atëherë i gjithë preokupimi i tij do të ishte vetëm me të, kurse Allahu e ka në Dorë ruajtjen dhe mbrojtjen e tij, sepse Allahu i mbron besimtarët.
📚 Bedai' el-feuaid, 2/775.
✍ Përktheu: Xhemal Jakupi
------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
[A lejohet gruaja t'u prijë grave në namaz]
〰 Transmetohet nga Rajta elHanefije se Aisha, radijAllahu 'anha, u ka prirë duke qëndruar mes tyre në namaz farz.
📚 AbdurRazzak (5086), Tabekat Ibën Sa'd (8/483). [Sahih]
〰 Tregon Temime bint Seleme se erdhi tek Aisha, radijAllahu 'anha, me disa gra nga banorët e Kufes dhe i thanë:
"Oj Nëna e Besimtarëve! Erdhëm të pyesim për kohët e namazit."
〰 Ajo tha: "Uluni!" - dhe ne u ulëm.
Kur erdhi koha që ju e quani mesditë, u ngrit dhe na priu në namaz, duke qëndruar në mes të rreshtit tonë.
📚 Bejhekiu, 2126. [Hasen]
〰 Transmeton Ummu Hasen se Nëna e Besimtarëve Ummu Seleme, radijAllahu 'anha, u printe në namaz në Ramazan, duke qëndruar me to në saff.
Në transmetim tjetër: ...se Ummu Seleme u printe në namaz duke qëndruar me to në saff.
📚 Ibën Ebi Shejbe (4953). [Hasen]
〰 Transmetohet se Huxhajra bint Husajn ka thënë:
〰 Na priu Ummu Seleme, radijAllahu 'anha, në namazin e ikindisë, duke qëndruar mes nesh.
📚 Shafiij në el-Umm (1/164); AbdurRazzak (5082); Tabekat Ibën Sa'd (8/484); Ibën Ebi Shejbe (4952). [Hasen duke u forcuar me transmetimet e mësipërme]
📝 Mblodhi: Shejh Arafat elMuhammedi
✍ Përktheu: Xhemal Jakupi
------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
Përshkrim preciz i realitetit të Dynjasë nga poezitë e Ebul 'Atahijes
〰
Në këtë botë lindim
dhe vijmë të barabartë.
Foshnja e kasolles
si foshnja e pallatit të artë.
Nga kjo botë siç kemi ardhur
të barabartë do të largohemi.
Pasanikë e të varfër
nën tokë nuk dallohemi.
Veprat na e ngrenë pozitën
dhe ato janë shkak i poshtërimit.
Kurse, llogarinë tonë e japim
në Ditën e Gjykimit.
Hyri, kopshte, lumenj
dhe pallate të zbukuruara,
ose zjarr e dënim
dhe flakë të përcëlluara.
Zgjidhe për veten tënde
cilën nga këto e dëshiron
tani përderisa je gjallë
dhe në këtë botë vepron.
Nesër vjen fundi
dhe pas tij s'ka më kthim,
por Xheneti i përhershëm
ose humnera pa mbarim.
Përktheu:
Xhemal Jakupi
KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 2 Monate, 3 Wochen her
Këshilla të Dobishme
Last updated 2 Monate, 3 Wochen her