PalaAllahut

Description
"Unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur.." (Kuran, Hud: 88)
We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 1 Jahr, 2 Monate her

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her

1 month, 3 weeks ago

- ËSHTË E ÇUDITSHME ME ATA..!

Është e çuditshme me ata që i dorëzohen një sistemi tjetër, jashtë sistemit të Islamit. Kur lëshojnë pe, e dinë fare mirë se po hyjnë në një tunel pa dritë – madje i kemi dëgjuar edhe vetë duke e pranuar këtë!

Ata e pranojnë se nuk po shohin dritë, por megjithatë vazhdojnë në të njëjtën rrugë! Dhe kur përballen me kontradiktën e tyre, përpiqen ta mbulojnë me viktimizim, duke pretenduar se gjoja dikush po i shpallë si kafirë apo po e tepron ndaj tyre!

Ndryshimi i temave në debate është një shenjë e qartë e shmangies nga kërkimi i së vërtetës. Prandaj, bëni kujdes me këta njerëz – mos ua jepni kurrë atë që dëshirojnë në debate!

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

1 month, 3 weeks ago

Po të kishin qenë në kohën e Resulullahit (alejhi selam), në Mekë, ditën kur kurejshët i ofruan pushtetin, disa do ta kishin akuzuar për izolim dhe mosnjohje të interesit të muslimanëve. Por atij iu ofrua kryesia e Mekës, jo ndonjë vend në “parlamentin” e kurejshëve! Prandaj, refuzimi i tij nuk ishte vetëm një çështje strategjie, por një qëndrim parimor që dëshmonte se Islami nuk mund të përzihet me sistemet e kufrit.

Hoxhë Rexhep Memishi

2 months ago

NJOFTIM🔴

- Sonte pas namazit të Jacisë jemi drejtëpërdrejtë në Telegram me shpjegimin e librit "Hakaik" të shejh Ali Hudejrit.

3 months, 2 weeks ago

Puna për Allah nuk ka pensionim në këtë dunja, pensionimi i muslimanit që punon për Allah është në Xhennet inshaAllah, atje duhet ta mbajmë synimin çdoherë❤️

3 months, 2 weeks ago

Oj rini, po vdesim në përqindje më të madhe se pleqt, deri kur pa pendim!?

3 months, 2 weeks ago
- ÇKA NËSE NDODH NJË LUFTË …

- ÇKA NËSE NDODH NJË LUFTË BËRTHAMORE?

Nëse ndodh një luftë bërthamore botërore, para se të mendosh për familjen dhe të dashurit e tu, para se të mendosh se çfarë do të ndodh me ne dhe a ke ku të strehohesh nga rrezatimi bërthamor, mendohu mirë: A është Allahu Fuqiplotë i kënaqur me ne? A jemi gati ta takojmë Atë në këtë gjendje të imanit tonë? A kemi gjëra për të cilat jemi penduar në jetë, por nuk i kemi rregulluar?

Foli vetes dhe bisedo me Allahun, sepse askush tjetër përveç Tij nuk mund të na falë mëkatet. Nëse kemi shkelur të drejtën e dikujt, duhet të kërkojmë falje prej tij ose nëse nuk mundemi, t’i kërkojmë Allahut falje për atë person dhe të bëjmë një vepër të mirë në emër të tij.

Kjo është koha për pendim të sinqertë!

- Hoxhë Rexhep Memishi

3 months, 3 weeks ago

- A je në rrugën e hajrit apo të devijimit!?

3 months, 3 weeks ago

Me rastin e fundit në Siri mësuam se krimi ndaj njerëzve, mafijashllëku ndaj tyre edhe nëse zgjat me vite një ditë do të këputet, ajo çka mbetë është takimi me Allahun ku palën e shtypur do t'a shpërblen Allahu, ndërsa me shtypësit Allahu Zoti i Botëve ka punë me ata.

(Ndërsa keqbërësve Ai do t’u thotë): “Veçohuni sot ju, o kriminelë!

Jasin, 59

3 months, 3 weeks ago
Një rrugëtim drejt vendeve të Xhennetit …

Një rrugëtim drejt vendeve të Xhennetit në tokë, me hoxhën Rexhep Memishi❤️

3 months, 3 weeks ago

Pikëllimin dhe mërzinë drejtoja Allahut sinqerisht, sepse njerëzit nuk të kuptojnë!

Më e rëndë se vetë pikëllimi është shpjegimi i tij para njerëzve. Kjo është arsyeja pse Jakubi (alejhi selam) ia drejtoi pikëllimin e tij vetëm Allahut Fuqiplotë, duke thënë:
“Me të vërtetë, unë ankohem për brengën dhe pikëllimin tim vetëm te Allahu.” (Jusuf: 86).

Po ashtu, Merjemeja (alejha selam), në momentin e saj më të vështirë, tha:
“Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj dhe të isha bërë e harruar plotësisht.” (Merjem: 23).

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 1 Jahr, 2 Monate her

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her

Këshilla të Dobishme

Last updated 2 Monate, 3 Wochen her