Last updated hace 3 meses, 3 semanas
“Basın milletin müşterek sesidir. Başlıbaşına bir kuvvet, bir okul, bir öncüdür.”
-Mustafa Kemal Atarürk.
Last updated hace 2 semanas, 6 días
???̧? ????? ?? ????? ????? ?? ? ??
?? @yakuzaccs_bot
?? @yakuzastorecc
???????? ????????? ?? ?????????
???? ?? ? ???? ?? ??????? ?
Last updated hace 8 meses, 3 semanas
Ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë:
“Gënjeshtra ndaj një personi është e ndaluar tërësisht, qoftë ai musliman apo jobesimtar, i drejtë apo mëkatar. Megjithatë, shpifja ndaj një besimtari është më e rëndë. Në të vërtetë, gënjeshtra në çdo formë është e ndaluar.”
(Mexhmu’ el-Fetava, 28/223)
Hoxhë Rexhep Memishi
Shijimi i Drejtësisë: Çelësi i Udhëzimit në Dorën e Sahabëve (radijallahu anhum)
Nuk ka diçka më të nevojshme në botë sesa drejtësia dhe llogaridhënia. Këto janë ato që u shërojnë gjokset njerëzve, e jo ushqimi, pija apo korrupsioni. Shenja e parë e çdo shpifësi dhe keqbërësi është fshehja e provave me çdo kusht. Kjo është një cilësi e prishur.
Paramendo në Ditën e Kijametit, populli i Nuhut (alejhi selam) do të mohojë dërgesën e tij deri tek ata. Prandaj, do të dëshmojë ky umet me Muhamedin (alejhi selam):
“E si do të jetë (puna) kur të sjellim nga çdo popull një dëshmitar, e ty të sjellim dëshmitar kundër këtyre?” (En-Nisa, 41)
Kur Abdullah ibn Mesudi (radijallahu anhu) ia lexoi Suretu En-Nisa të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) dhe arriti te ky ajet, i Dërguari i Allahut e kishte mbushur fytyrën me lot dhe i tha: “Mjafton.”
Andaj, muslimani duhet të jetojë për këtë drejtësi, që njerëzit të përjetojnë kthimin e çdo haku te pronari i tij, qofshin fjalë shpifëse, nder apo zullume të tjera. Kur këta të padrejtë e bëjnë të vetën dhe nuk japin askund llogari, ata marrin hov dhe përhapen. Mosllogaritja gjithmonë ka prodhuar tiranë, sepse kodrat përbëhen nga guralecët!
Sa çudi e madhe është një popull që, kur mësohet me zullumin, fajtorin çdoherë e gjen te ai që e tregon zullumin dhe te ai që e ngrit zërin kundër tij! Prandaj, dije se zullumi rritet dhe zhvillohet në vende ku ka ndihmues dhe heshtës, të cilët kënaqen për aq kohë sa ata vetë nuk preken. E nëse zullumi prek të tjerët, ata e konsiderojnë sukses që shpëtuan vetë, duke harruar se dita kur u shpif për vëllain tënd është dita kur shpifja do të arrijë edhe ty – vetëm se ti ende nuk e ke kuptuar!
Hoxhë Rexhep Memishi
Sonte jemi drejtëpërdrejtë në telegram me temën:
"Bidati i karrierizmit në fenë e Allahut!"
Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Shejhul Islam Ibn Tejmije përpiqej shumë për të plotësuar nevojat e njerëzve, sepse e dinte se sa herë që ndihmonte të tjerët, Allahu e ndihmonte atë.”
[Reudatul Muhibbine, 1/168]
Hoxhë Rexhep Memishi
Ka thënë Husejn ibn Mesud el-Begavi (v. 516 H) – Allahu e mëshiroftë:
“Urtësia në krahasimin e imanit me pemën është se:
Pema nuk mund të jetë e plotë pa tri gjëra:
Po kështu edhe imani nuk është i plotë pa tri gjëra:
1. Besim me zemër,
2. Shprehje me gjuhë,
3. Dhe vepra me gjymtyrë.”
Mealim et-Tenzil 4/347.
- Hoxhë Rexhep Memishi
Sonte jemi drejtëpërdrejtë pas namazit të jacisë në kanalin tonë në telegram me temën:
- "Veprat më të mira te Allahu Fuqiplotë."
Nuk ka diçka më të nevojshme për muslimanin sot se lufta me veten për ta kapërcyer veten. Allahu Fuqiplotë na i dha ditët dhe rastet për këtë që ta kalojmë vetveten dhe të mos u dorëzohemi rrethanave që na kufizojnë. Andaj Fuqiploti tha: “Ata të cilët përpiqen për hir Tonë, me të vërtetë Ne do t’i udhëzojmë në rrugën Tonë.” (Ankebut, 69)
Hoxhë Rexhep Memishi
Si manipulon shejtani me barën e fajit dhe të përgjegjësive të çdo mëkati?
Qëllimi i shejtanit përmes mëkateve të njerëzve është manipulimi me barën e fajit. Ai gjithnjë e ka përdorur këtë barrë për të shpikur fe të tjera përveç fesë së Allahut dhe për të nxitur njerëzit që fajin e tyre t’ua hedhin të pafajshmëve. Kjo barrë ka bërë që njeriu të zhytet në zullume të komplikuara vetëm e vetëm që t’i robërojë njerëzit ndaj tij.
Andaj, kur të bësh ndonjë faj kurrë mos ndërto mbi atë faj sulme ndaj atyre që nuk kanë asnjë faj. Përkundrazi, pendohu dhe pranoje fajin duke e ulur kokën para Allahut të Plotfuqishëm dhe duke kërkuar hallallëkun e të shtypurve.
Lënia e fajit aty ku mundet dhe jo aty ku duhet, është një hile dhe zullum i kahershëm që njerëzit e përdorin vetëm për të larguar fajin prej vetes dhe për të mashtruar veten me një hakmarrje të rreme ose për të arritur një kënaqësi të përkohshme. Prej thënieve të njohura në këtë aspekt është fjala e Kissinger-it i cili thotë:
“Neve nuk na intereson se cila është e vërteta, por na intereson ajo që njerëzit e pranojnë më lehtë si të vërtetë.”
Kjo mund të vlejë për ata që nuk i besojnë fesë së Allahut të Madhëruar, por një musliman i vërtetë e aq më tepër një i ditur nuk duhet ta mendojë një veprim të tillë, e aq më pak ta përdorë në akuza vend e pavend.
Muslimanit nuk i ka hije kurrë që fajin e tij t’ua hedhë të tjerëve ose të besojë në fajësinë e disa njerëzve për të justifikuar një zullum kundër tyre. Madje, edhe nëse njerëzit kanë mëkate të tjera që nuk kanë lidhje me ty mos lejo që mëkati i tyre të të shtyjë të shkelësh nderin e tyre ose t’i akuzosh për diçka që nuk e kanë bërë.
Mu për këtë Allahu Fuqiplotë tha:
“Dhe mos lejoni që urrejtja ndaj një populli t’ju shtyjë të mos veproni me drejtësi. Veproni me drejtësi; kjo është më afër devotshmërisë.” (El-Maide, 8)
Bara e fajit nëse nuk zgjidhet me drejtësinë që e kënaq Allahun do të shndërrohet në një kamatë e cila vetëm sa rritet dhe nuk zvogëlohet dot. Mos u mashtro kurrë nga besimet e lehta të njerëzve për gjërat që të besojnë pa ditur saktësinë e vërtetë të ngjarjeve, sepse ato besime nuk vlejnë tek Allahu i Plotfuqishëm dhe do të jenë kundër nesh Ditën e Kijametit.
Andaj, sado që të na kushtojë marrja e përgjegjësisë për një vepër që kemi bërë, kurrë mos hesht duke ia hedhur fajin tjetrit. Kjo do të na kushtojë në marrëdhënien me Allahun e Madhëruar dhe do të bëhet shkak që të na shtrembërohen kuptimet për fenë e Allahut në këtë botë. Ndërsa në botën tjetër pasojat do të jenë edhe më të rënda. Prandaj, të bëhemi të drejtë edhe nëse kemi gabuar diku që të mos lejojmë të humbasim bërthamën e përmirësimit. Nëse kjo humbet, e ardhmja jonë është në fundosje. Për këtë Allahu Fuqiplotë tha:
“Do t’i fundosim ata gradualisht nga një drejtim që nuk e kuptojnë.” (A’raf, 182)
Fundosja graduale (istidraxh) nuk ndodh vetëm ndaj jobesimtarëve; ajo mund të ndodhë si ndaj jobesimtarëve ashtu edhe ndaj besimtarëve. Siç transmetohet nga Ukbe bin Amir (radijallahu anhu) nga Pejgamberi ﷺ, i cili ka thënë:
“Nëse e sheh Allahun që i jep një robi nga kjo botë ndërkohë që ai është në mëkate dhe në atë që dëshiron, atëherë kjo është vetëm një fundosje graduale
(në devijim).”
(Transmeton Ahmedi, nr. 17311)
- Hoxhë Rexhep Memishi
Pas pak do të kyçemi drejtëpërdrejtë
"Nevoja më e madhe e njerëzve për të mësuar sot është t’u mësohet qëllimi i krijimit, që të kuptojnë përse jetojnë në këtë botë. Injoranca dhe mungesa e vetëdijes për këtë qëllim madhor e bëjnë njeriun të zbrazur dhe të lehtë për t'u mashtruar dhe manipuluar. Ajo ia humb shpresat dhe e bën të varur për gjithçka, sepse udhëton pa një destinacion final në jetë. Kështu, jeta u bëhet e rëndë njerëzve, madje edhe nëse kanë mjete materiale."
Hoxhë Rexhep Memishi
Last updated hace 3 meses, 3 semanas
“Basın milletin müşterek sesidir. Başlıbaşına bir kuvvet, bir okul, bir öncüdür.”
-Mustafa Kemal Atarürk.
Last updated hace 2 semanas, 6 días
???̧? ????? ?? ????? ????? ?? ? ??
?? @yakuzaccs_bot
?? @yakuzastorecc
???????? ????????? ?? ?????????
???? ?? ? ???? ?? ??????? ?
Last updated hace 8 meses, 3 semanas