KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 2 months ago
Imam Fudajl ibn Ijadi (187 h), transmetohet se ka thënë:
"Muzika është rukje e zinasë (imoralitetit)".
Shënon Ibn Ebi Dunja në "Dhemul Melahi" (f. 55)
https://t.me/hoxheAgronKrasniqi/2442
Telegram
Hoxhë Agron Krasniqi
Imam Fudajl ibn Ijadi (187 h), transmetohet se ka thënë: "Muzika është rukje e zinasë (imoralitetit)". Shënon Ibn Ebi Dunja në "Dhemul Melahi" (f. 55) https://t.me/hoxheAgronKrasniqi/2442
? E re - جديد
"Obligueshmëria e pesë kohëve të namazit
dhe gjykimi ndaj atij që e mohon atë"
Lus Allahun ta bëjë të dobishëm dhe të pranuar!
Një shkrim i rëndësishëm nga Hoxha Agron Krasniqi ?
*? Musa - KalimuAllah*
▪️ Allahu, qoftë i lartësuar, ka thënë:
(وَكَلَّمَ اللَّهُ مُوسَىٰ تَكْلِيمًا)
"Dhe Musait Allahu i foli drejtpërdrejt" [4:164]
• Në „Al-Mukhtasar fi At-Tafsir“ thuhet:
“Dhe Musait Allahu pa ndërmjetës i foli me të vërtetë, dhe me këtë i dha profetësinë, ashtu siç i takon Atij - qoftë i lartësuar - dhe këtë për ta nderuar Musain.”
———————————————————
Teksti në gjermanisht?
https://t.me/islamstudy/2711
(Kujdes nga tallja me fenë e Allahut)
Nga veprat që nxjerrin nga islami, në të cilën shumë njerëz bëjnë lehtësime në këtë kohë është: tallja me Allahun, të Dërguarin ﷺ dhe fenë islame.
Muslimani e ka obligim të mësojë çdo gjë që ka të bëjë me këtë anulim (të islamit), të ruhet nga rënia në të, të kundërshtojë dhe t'ia tërheq vërejtjen me aq sa ka mundësi atij i cili ka rënë në të, ashtu që ta ruajë fenë e tij dhe të jetë i pastër (shfajësuar) para Allahut të Madhëruar.
••┈┈┈┈┈┈┈┈┈┈┈••
✦ Shejh Abdullah es'Sad
Imam Ahmedi (164 - 241 H.) ka thënë:
"Bindja* ndaj prindërve është shlyerje për mëkatet e mëdha."
? [„Zad Al-Musafir“ (4/555)]
—————————————————
[* Bindja në këtë rast nënkupton dëgjimin ndaj prindërve kur të urdhërojnë në të mirën dhe jo në të keqen.]
Teksti në gjermanisht?
https://t.me/islamstudy/2714
Ixhmai i pasuesve të Sunetit se imani është fjalë dhe vepër (1)
Është vërtetuar ixhmai - konsensusi i dijetarëve, pasuesve të Sunetit dhe Xhematit, se: imani - besimi në islam është: besim me zemër, fjalë apo shqiptim me gjuhë dhe vepër me gjymtyrë. Këto janë tri gjëra të pandashme.
Besimi- imani, ashtu që të jetë i saktë dhe që me të njeriu të konsiderohet besimtar, musliman, patjetër duhet të përmbajë këto tri gjëra.
Andaj, nuk pranohet besimi në zemër, pa e shqiptuar atë me gjuhë apo fjalë, dhe nuk pranohet fjala e shqiptuar me gjuhë pa e vërtetuar atë me vepër me gjymtyrë duke pasur mundësi për këtë.
Ky është besimi i drejtë dhe i saktë në të cilin kanë qenë sahabët - shokët e të Dërguarit të Allahut dhe ata që erdhën pas tyre, nga tabi'inët dhe imamët e dijetarët që i pasuan ata.
Ky është nga bazat dhe parimet e Ehli Sunetit dhe Xhematit, ku për të është vërtetuar ixhmai - konsensusi i hershëm që nga sahabët dhe është përcjellë gjatë brezave me radhë deri në kohën tonë.
Nuk e ka kundërshtuar këtë parim apo bazë të Sunetit vetëm se grupet e devijuara bidatçinjë, si: xhehmitë, murxhitë e të tjerë.
Në vijim do të sjellë tekstet e transmetuara që aludojnë në vërtetësinë e këtij ixhmai nga dijetarët e Sunetit, duke filluar nga sahabët e deri në kohën tonë, lus Allahun të na jep sukses.
1. Sahabët dhe gjenerata pas tyre - tabi'inët.
Imam Shafiu (204 h) thotë:
"Ishte ixhmai - konsensusi nga sahabët dhe tabi'inët pas tyre, si dhe ata që i kemi arritur, se: ata thoshin: Imani - besimi është fjalë, vepër dhe nijet (me zemër) nuk vlen njëra nga këto tria vetëm se me tjetrën".
Shënon imam Lalekai në "Sherh Usul I'tikad Ehli Sunneh uel Xhemaah" (1593)
Imam Ibn Rexhebi (795 h) duke folur për këtë ixhma, thotë:
"Imam Shafiu për këtë ka përcjellë ixhmain e sahabëve, tabi'inëve dhe atyre që i ka arritur ai".
"Xhami'i el Ulumi uel Hikem" (1/104)
Imam Harb ibn Ismail el Kirmani (280 h), në hyrje të librit të tij "es Sunneh" (2), thotë:
"Ky është medh'hebi - rruga - e imamëve të dijes, pasuesve të etherit (gjurmëve të të parëve), ndjekësve të Sunetit të cilët janë njohur me të dhe që janë shembëlltyrë që duhet ndjekur, që nga shokët e të Dërguarit të Allahut, deri në ditën e sotme.
Në këtë (medh'heb - rrugë) i kam gjetur ata që kam takuar nga dijetarët e Irakut, Hixhazit (Mekës dhe Medinës), Shamit dhe vendeve tjera.
E kush kundërshton diç nga ky medh'heb apo e akuzon atë, apo e përul atë që beson konform tij, i tilli është kundërshtar, bidatçi, i dalur nga xhemati (i muslimanëve), i larguar nga menhexhi - metodologjia e Sunetit dhe nga rruga e së vërtetës.
Ky është medh'hebi i këtyre imamëve: Ahmedit (241 h), Is'hak ibn Ibrahim ibn Mahled - ibn Rahauejhit (238 h), Abdullah ibn Zubejr el Humejdit (219 h), Seid ibn Mensurit (227 h), e të tjerëve të cilët jemi ulur me ta dhe kemi marrë prej tyre dituri, ku nga thëniet e tyre ishte se: Imani është fjalë, vepër dhe nijet...".
Pra, këta dy imamë, Shafiu dhe Harb el Kirmani, përcollën ixhmain e sahabëve dhe tabi'inëve se imani është fjalë dhe vepër.
Këtë ixhma të sahabëve dhe tabi'inëve e kanë vërtetuar edhe disa imamë të njohur, si: Ibn Tejmije (728 h), Ibn Kajimi (751 h), Ibn Rexhebi (795 h) e të tjerë, siç do t'i përmendim tekstet e tyre me radhë.
(vijon)
? Sjelljet që lidhen me mirësinë ndaj kafshëve:
I ushqej kafshët dhe u jap ujë.
Mëshira dhe dhembshuria ndaj kafshëve dhe që mos t'u imponohet një gjë që nuk mund ta durojnë.
Unë nuk i dënoj kafshët me asnjë lloj dënimi apo dëmtimi.
—————————————————
Teksti në gjermanisht ?
https://t.me/islamstudy/2679
➡️ Rëndësia e librave të akides të përcjellë me senede - zinxhirëtransmetimi dhe e librave të selefit tek #imamët_nexhdianë.
▪️Shejhu dhe kolosi i shquar, Is'hak ibn Abdurrahman ibn Hasen Alu Shejhi (1276 h - 1319 h) -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
"Kush ushqehet me fjalët e të mëvonshmëve, duke mos i kushtuar rëndësi librave të pasuesve të njohur të Sunetit, si: libri "es Sunneh" i Abdullah ibn imam Ahmedit, libri "es Sunneh" i Halalit, libri "es Sunneh" i Lalekaiut, Darimiut e të tjerë, i tilli do të mbetet në hutim dhe humbje".
? "Ed Durer es Senije" (3/338)
*? Sjelljat gjatë përshëndetjes:*
Kur e takoj një musliman, e filloj përshëndetjen duke thënë: “As-Salamu alaykum wa rahmetullahi wa barakatuh”, dhe jo me ndonjë gjë tjetër apo vetëm duke tundur dorën.
Unë buzëqesh në fytyrën e personit që e përshëndes.
Unë i jap dorën e djathtë.
Nëse dikush më përshëndet me një përshëndetje, unë e përshëndes me një përshëndetje më të mirë ose i përgjigjem me të njëjtën.
Unë nuk filloj të përshëndes jobesimtarin dhe nëse ai (më) përshëndet, i përgjigjem me të njëjtën (përshëndetje).
I riu e përshëndet të moshuarin (së pari), kalorësi (e përshëndet) këmbësorin, këmbësori (e përshëndet) atë që është ulur dhe grupi i vogël (e përshëndet) grupin e madh.
—————————————————
Teksti në gjermanisht ?
https://t.me/islamstudy/2671
KY ËSHTË KANALI YNË I RI!
Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!
Last updated 2 months ago