Hoxhë Burim Koçinaj

Description
Në këtë kanal do të gjeni këshilla, dobi e poezi të ndryshme; qoftë autoriale apo të përkthyera, nga hoxhë Burim Koçinaj.
We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 1 year, 6 months ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 7 months ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 7 months ago

9 months, 4 weeks ago

Luteni Allahun me emrat e Tij!

10 months ago

Mos u zemëro!

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se një njeri i tha Profetit ﷺ: "Më këshillo!" Profeti i tha: "Mos u zemëro!" Ky rikërkonte disa herë, porse Profeti gjithnjë i thoshte: "Mos u zemëro!" (E shënon Buhariu)

Shpjegimi i hadithit:

Një nga sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i kërkoi Profetit ﷺ ta urdhërojë atë të bëjë diçka që do t'i bënte dobi, kështu që ai e urdhëroi që të mos zemërohej. Kjo do të thotë se ai duhet t'i shmangë arsyet që e çojnë drejt zemërimit dhe ta kontrollojë veten nëse i ndodh zemërimi, në mënyrë që të mos zgjatet zemërimi i tij e kjo të çojë drejt vrasjes, rrahjes, sharjes e të ngjashme.

Ky njeri e rikërkoi porosinë disa herë, por Profeti ﷺ nuk shtoi në porosi më shumë se: "Mos u zemëro!"

Mësime nga hadithi:

? Paralajmërimi ndaj zemërimit, sepse ai është tubuesi i të gjitha të këqijave dhe largimi nga ai është tubuesi i çdo të mire.

? Zemërimi për Allahun është kur zemërohemi kur nëpërkëmben ndalesat e Tij, e ky është zemërim i lavdëruar.

? Bën të përsëritet fjala kur është e nevojshme, derisa dëgjuesi të jetë i vetëdijshëm për të dhe ta kuptojë rëndësinë e saj.

? Vlera e kërkimit të këshillës nga dijetari.

Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj

https://t.me/hoxheburimkocinaj

Shpërndaje me të tjerët!

10 months ago

Po fillojmë pas pak inshaallah

10 months ago

Pesë këshilla me rëndësi, për atë që ndjek rrugën për të kërkuar dituri

  1. Syno me kërkimin e diturisë largimin e paditurisë nga vetja dhe nga të tjerët.

  2. Fillo me mësimin e çështje bazë të fesë, e pastaj çështjeve të tjera.

  3. Mos mungo në ligjëratat e hoxhallarëve; ji i vëmendshëm e mos u angazho me asgjë tjetër gjatë ligjëratës, se privohesh nga dituria.

  4. Dobitë që i përfiton, shkruaji, sepse dituria që nuk shkruhet dhe nuk përsëritet, harrohet.

  5. Atë që e mëson, praktikoje dhe mësoja të tjerëve!

https://t.me/hoxheburimkocinaj

10 months, 1 week ago

Harami mbetet haram, edhe nëse të gjithë e veprojnë,
Harami mbetet haram, edhe nëse emrin ia ndryshojnë.

https://t.me/hoxheburimkocinaj

10 months, 1 week ago

Po fillojmë inshaallah

10 months, 1 week ago

Ndër faktorët që ndihmojnë për faljen e namazin të sabahut në kohë, janë:

  1. Nijeti i sinqertë dhe dëshira për të kryer namazin për hir të Allahut të Madhërishëm.

  2. Lutja drejtuar Allahut të Madhëruar të të ndihmojë të ngrihesh për namazin e sabahut.

  3. Të shkosh për të fjetur herët pas namazit të jacisë. Fjetja pas jacisë është një porosi profetike.

  4. Në vazhdimësi të thuhet dhikri para gjumit.

  5. Braktisja e mëkateve.

Përkthim

https://t.me/hoxheburimkocinaj

10 months, 1 week ago

Imam Ahmedi ka thënë:
"Bazat e Islamit vërtiten rreth tre haditheve:

  1. Hadithit që përcillet nga Omeri: "Vërtet veprat vlerësohen sipas qëllimeve."
  2. Hadithit që përcillet nga Aisheja: "Atij që shpik në fenë tonë diçka që nuk është prej saj, do t'i refuzohet."
  3. Hadithit që përcillet nga Numan ibn Beshiri: "Vërtet hallalli është i qartë dhe harami është i qartë."

Ibn Raxhebi, "Xhamiul ulumi uel hikem", 1/61.
Përkthim
https://t.me/hoxheburimkocinaj

10 months, 2 weeks ago

Mëkatet e çojnë robin në përfundim të keq. Ibn Dekik el Idi e ka përmendur se: Ngrënia e kamatës është provuar se është shenjë e përfundimit të keq, e po ashtu edhe përgojimi, thashethemet dhe gjurmimi i gabimeve të njerëzve. Ata që i qortojnë e i fyejnë këta njerëz, do të sprovohen me përfundim të keq.

Përkthim
https://t.me/hoxheburimkocinaj

We recommend to visit

Kanali zyrtar në Telegram

Last updated 1 year, 6 months ago

KY ËSHTË KANALI YNË I RI!

Në të do të gjeni përkthime të ndryshme, videoprojekte, rikujtim për dhikr, postime përkujtuese, dua të ndryshme, recitime Kuranore e shumë gjëra të tjera që do të shërbejnë në mënyrë efikase në udhëtimin tuaj drejt Allahut!

Last updated 7 months ago

Këshilla të Dobishme

Last updated 7 months ago