Contact admin @murtazakuchay for any Queries/promotion/copyright issue
Request Fast Guys👇❤️
🙏Welcome🙏
🔴Detail Desclaimer mentioned in pinned message....✅
👉 🤣 मज़ेदार फ़ोटो
👉 📹 वायरल जोक्स
<<buy ads>> https://telega.io/c/Hindi_Funny_Jokes_Adda
❤️Official Channel
Last updated 6 months ago
Last updated 6 days, 2 hours ago
Omer Ibn Hatab tha: Nuk jam i shqetësuar për besimtarin imani i të cilit është i qartë dhe kafirin, kufri i të cilit është i qartë, por jam i brengosur rreth munafikut (hipokrit), të cilët e tregojnë Imanin (besimin) dhe fshehin kufrin (mosbesimin)!
Dhe gjithashtu ka thënë: Mos u mashtroni nga adhurimi që ju e shihni tek njerëzit, sepse ajo çfarë është në zemrat e tyre mund të jetë ndryshe.
Shejh Anuar Al Aulaki رحمه الله
(Marrë nga ligjërata: Mos u mashtro nga gjuha dhe pamja)
Na ka treguar Abdullahu e ai nga babai i tij Imam Ahmedi, dhe ai nga Rabia ibn Kelthum, All-llahu i mëshiroftë, se ka thënë:
Hyra tek Hasan el Basriu dhe ai ankohej prej dhëmbëve, dhe lexoi fjalën e All-llahut të Lartësuar (kuptimi):
Kujtoje Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”
Thotë All-llahu i Madhëruar për çështjen e atyre që adhurohen deri në Kijamet përveç All-llahut, si melaiket, Isa alejhi selam, nëna e tij, Uzejri dhe të tjerët prej evlijave (të dashurve) të All-llahut (kuptimi): “Ditën kur Zoti do t'i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thotë (zotave të adhuruar):
"A i thirrët ju robtë e Mi që t'ju adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?"Ata (idhujt) thonë: "Je i panevojshëm për rival, o i Madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur saqë harruan të përkujtojnë! Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t'i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.”
Pra, jo gjithsecili që adhurohet përveç All-llahut quhet tagut: I tilli nuk duhet të urrehët, të armiqësohet, të shpallet kafir si psh melaiket, pejgamberët, njerëzit e mirë. Tagut quhet shejtani i cili i thërret njerëzit dhe xhinët në adhurimin e tij dhe ua zbukuroi atyre këtë adhurim. Kjo ngase çdo adhurim që kryhet përveç All-llahut, ai në realitet ka ndodhur si pasojë e shajtanit dhe për të realizohet, ngase ai e zbukuroi dhe urdhëroi me të dhe u pajtua me të, siç thotë All-llahu i Madhëruar: “O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt! Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?”
“Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: "A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?" Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre.”
Pra, tagut është ai i cili adhurohet përveç All-llahut, duke qenë i kënaqur, ose duke i thirrur njerëzit në adhurim ndaj tij.
“Kështu All-llahu do t'ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit...”
I dyti është ai që është i bindur ndaj All-llahut dhe nuk pajtohet me adhurimin që ia bëjnë krahas All-llahut, si psh Isa alejhi selam, Uzejri, melaiket dhe të tjerët. Këta janë të distancuar prej adhuruesëve të tyre në dynja dhe ahiret, siç tregon All-llahu i Madhëruar për Isën alejhi selam (kuptimi):Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i, Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha:
“Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di ç’ka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!”
Thotë All-llahu i Madhëruar për çështjen e melaikeve (kuptimi): “Dhe , (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: "A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?"
Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre".
E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t'i bëni as dobi, as dëm njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: "Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!" E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të qarta, ata thoshin: "Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t'ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj" dhe thoshin: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se është gënjeshtër e trilluar!" Madje, ata që nuk besuan të vërtetën, pasi ajo u erdhi, i thanë: "Kjo (Muhamed, Feja Islame, Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!”
Tema e katërt: Pajtimi i të gjithë pasuesve të kiblës se njeriu nuk konsiderohet Musliman derisa ta mohojë tagutin Ky rregull: Kam për qëllim kushtin e mohimit të tagutit për të hyrë në Islam. Në këtë pike pajtohen edhe murxhitë, havarixhët, apologjotikët…
Është obligim për secilin mësimi me argumente i teuhidit dhe shtyllave të Islamit, dhe nuk lejohet taklidi (pasimi i verbër).
Kurse sa i përket atij që nuk i njeh argumentet; nëse është nga ata që e beson njëhsimin e All-llahut në krijim, sundim dhezotërim dhe shpalljen e të Dërguarit ﷺ, dhe se këto gjëra veprohen, teqet janë prej shirkut, të kota dhe të devijuara. Nëse e beson këtë pa dyshuar aspak ai konsiderohet Musliman, edhe nëse nuk e di argumentin, ngase shumica prej Muslimanëve edhe nëse ua thua argumentin nuk e kuptojnë domethënien e tij.
E ka përmendur Imam Neveviu (All-llahu e mëshiroftë) në shpjegimin e “Sahihut të Muslimit” te hadithi i Daman ibn Thalebes se ka thënë: “Ka thënë: Ebu Amër ibn Salah se në të ka argument për atë që beson (pa dyshuar aspak) dhe kjo është në kundërshtim me atë që anuan mu’tezilitë.”
Ka thënë Ibn Hubejre (All-llahu e mëshiroftë ) në “Islah”:
“Dëshmia “La ilahe il-lAll-llah” kërkon që dëshmuesi i saj ta dëshmojë me dituri se s’ka të adhuruar tjetër me meritë pos All-llahut “Atëherë, dije se nuk ka të adhuruar me meritë tjetër pos All-llahut.” Duhet që shqiptuesi i saj të jetë i ditur. All-llahu duke e sqaruar këtë situatë; se në momentin kur ai që e shqipton këtë të vërtetë duke mos e kuptuar (ditur) çka është duke shqiptuar, ai nuk arrinë sinqeritetin dhe vërtetësinë e atij që e shqipton duke e ditur: “...përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.” Pra është detyrë veçimi i All-llahut me adhurim, dhe çdo gjë që u tha e tregon hadithi më lartë. Kur thua “La ilahe il-lAll-llah” përfshinë shqiptimin se askush tjetër nuk e meriton adhurimin. Ajo kërkon veçimin e All-llahut me adhurim, pa i bërë shok, dhe përmbledh nën këtë mohimin e tagutit dhe besimin në All-llahun. Ti kur e kundërshton adhurimin e dikujt tjetër dhe e pohon adhurimin vetëm për All-llahun je nga ata që e mohon tagutin dhe e beson All-llahun.
Dijetari Hafidh el-Hakemi (All-llahu e mëshiroftë) kur foli për kushtet e fjalës “La ilahe il-lAll-llah” ka thënë:“Kuptimi që kihet për qëllim në këto kushte nuk është thjeshtë që t’i numërosh dhe t’i mbash mend ato. Sa shpesh ndodhë që një njeri i thjeshtë i mbledh ato të gjitha e kapet pas tyre, por kur vjen puna dhe e pyet atë që t’i numëroj ato, ai nuk është i aftë ta bëjë këtë. Sa shpesh ndodhë që një person i mëson përmendësh ato duke i shprehur, porse ai del prej atyre me shpejtësinë e shtizës. Dhe i sheh këta njerëz duke vepruar shumë gjëra të cilat i bëjnë të pavlefshme këto kushte. Udhëzimi është në dorë të All-llahut.”
“Nëse ti (Muhamed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata, (dije se) All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.”
All-llahu tregoi se të gjithë të dërguarit janë dërguar për ta mohuar tagutin. Kështu që ai i cili nuk distancohet nga taguti është kundërshtar i të gjithë pejgamberëve. Thotë All-llahu i Madhëruar (kuptimi): “Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të tagutëve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi!”
Këto ajete janë argument për distancimin nga taguti me të gjitha llojet. Qëllimi me distancim nga taguti është: Urrejtja, armiqësia me zemër dhe të folurit kundër tij dhe të keqes së tij, shkatërrimi i tij me dorë sipas mundësisë dhe largimi prej tij. Ai që pretendon distancimin nga taguti dhe nuk i bën këto nuk është i sinqertë.”
Pra ajeti “...Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush e mohon tagutin e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje.” , argumenton se njeriu nuk është i kapur në fjalën “La ilahe il-lAll-llah” përveçse nëse e mohon tagutin. Kjo fjalë është fjala më e fortë e cila nuk ka shkëputje dhe ai që nuk e beson këtë nuk është Musliman, ngase nuk është kapur në fjalën “La ilahe il-lAll-llah”. Prandaj meditoje atë që të shpëton nga dënimi i All-llahut, e që është realizimi i fjalës “La ilahe il-lAll-llah” (me mohim dhe pohim).
Muxhedidi i dytë shejh
Abdurrahman Hasen Alu Shejh (All-llahu e mëshiroftë) në librin “Dureru senije, 11/263” thotë në shpjegimin e hadithit: “Kush thotë “La ilahe il-lAll-llah dhe e mohon atë që adhurohet krahas All-llahut, e ka të mbrojturgjakun dhe pasurinë, kurse llogaria e tij mbetet te All-llahu.” 28 Ky hadith është me madhështori në shpjegimin e kuptimit të fjalës “La ilahe il-lAll-llah”, ngase nuk e bëri kusht shqiptimin e saj që t’i mbrohet gjaku dhe pasuria dhe as njohjen e kuptimit të saj me gjithë shqiptimin e as pranimin e saj, e as atë që ky nuk adhuron dikë tjetër pos All-llahut. Bile nuk e ka të mbrojtur gjakun dhe pasurinë e tij derisa t’ia shtojë këtyre edhe mohimin e asaj që adhurohet krahas All-llahut. Prandaj nëse dyshon ose ndalet nga kjo nuk i mbrohet gjaku dhe pasuria. Ah, çfarë mesele madhështore është kjo për atë që e mediton dhe çfarë sqarimi i argumentit që ia këput fjalët çdo kundërshtari.”
Dijetari Abdullah ibn Batini (All-llahu e mëshiroftë) tha: “Nëse njeriu i pranon këto veprime të cilat bëhen tek varrezat dhe në vende të tjera (prej adhurimieve të të vdekurve dhe atyre që nuk janë prezent), këto janë shirk dhe lajthitje. Ai që i kundërshton është në të vërtetën, ndërsa ai që ua zbukuron dhe thërret në të është më i keq sesa adhuruesi i tyre. Ai që i kundërshton është në të vërtetën, ngase kjo është për qëllim mohimi i tagutit dhe mohimi i atij që adhurohet përveç All-llahut. Nëse ai e kupton se këto gjëra dhe të tjera prej llojeve të adhurimit bëhen vetëm për All-llahun dhe se nuk lejohen për dikë tjetër qoftë melek i afërt, pejgamber, e mos të flasim për dikë tjetër. Kjo është e vërteta e besimit në All-llahun dhe mohimit të dikujt tjetër që adhurohet pos Tij. Ka thënë i dërguari ﷺ: "Kush thotë ‘La ilahe il-lAll-llah’ dhe e mohon atë që adhurohet krahas
All-llahut, e ka të mbrojtur gjakun dhe pasurinë, kurse llogaria e tij mbetet te All-llahu i Madhëruar.”
Tema e dytë: Përmendja e kokave të Tagutit dhe se bazat e tij janë tre Ka thënë shejh Muhamed ibn Abdul Vehabi (All-llahu e mëshiroftë): Taguti është i përgjithshëm në çdo gjë që adhurohet përveç All-llahut. Pra çdo gjë që adhurohet përveç All-llahut dhe…
E SHKURTË | Mos u pushto nga shejtani!
Imam Ahmed Musa Xhibril حفظهما الله
Contact admin @murtazakuchay for any Queries/promotion/copyright issue
Request Fast Guys👇❤️
🙏Welcome🙏
🔴Detail Desclaimer mentioned in pinned message....✅
👉 🤣 मज़ेदार फ़ोटो
👉 📹 वायरल जोक्स
<<buy ads>> https://telega.io/c/Hindi_Funny_Jokes_Adda
❤️Official Channel
Last updated 6 months ago
Last updated 6 days, 2 hours ago