Infinite Entertainment, Zero Cost: Get Your Free Books, Music, and Videos Today!

Fronti Patriotik 🇦🇱

Description
Advertising
We recommend to visit

Last updated 1 week, 4 days ago

Ňé táky kanaľ !

Last updated 5 days, 22 hours ago

Last updated 9 hours ago

1 month, 3 weeks ago
Më 15 mars 1887 lindi në …

Më 15 mars 1887 lindi në Krujë Mustafa Mërlika, politikan, deputet. Ai ka qenë mësues, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë. nëpunës, politikan dhe kryeministër i shtetit shqiptar , anëtar i komisionit të punëve të jashtme, tregtisë dhe legjislacionit doganor gjatë mandatit të tij si kryeministër. Në Vjenë shkoi më 1 shtator 1944 pastaj u vendos në Itali ku së bashku me Ernest Koliqin rithemeloi Bllokun Kombëtar Indipendent.Kaloi në Francë dhe më pas në ShBA ku dhe ndërroi jetë në Niagara Falls më 27 dhjetor 1958. #FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #MustafaKruja

1 month, 3 weeks ago

Më 15 mars të vitit 1860 vdiq Karl Gega, inxhinier austriak i hekurudhave me origjinë shqiptare. Ishte ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnicit deri në Myrzzushlag në Austri. Prindërit e tij kishin prejardhje shqiptare. Ai studioi në Padova në Itali, ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemanja”, rrugës nga Treviso për në Kortina d’Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore prej Ludenburg deri në Brynn. Në vitin 1842 Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Pas kthimit të tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndërtimin e hekurudhës në drejtim të jugut, nga Myrzzshlagu, nëpër Grac dhe prej aty deri në Trieste. Tejkalimi i malit të Semmering-ut llogaritej nga shumë bashkëkohës të tij si shumë i rëndë edhe si i pamundur. Ndrroi jetë më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. #FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #KarlGega

1 month, 3 weeks ago
Fronti Patriotik 🇦🇱
1 month, 4 weeks ago

Më 11 mars të vitit 1981, shpërthyen në Prishtinë demonstratat e studentëve me kërkesa nacionaliste. 11 marsi i atij viti shënon ditën e fillimit të shfaqjes hapur të pakënaqësive jo vetëm të rinisë studentore, por edhe të punëtorëve, fshatarëve dhe të gjitha shtresave liridashëse në Dardani e më gjerë, në trojet shqiptare të mbetura nën okupimin e RSFJ-së. Ato shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-jugosllavia. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga beogradi. Zhvillimet, që pasuan më 26 mars të po atij viti, kur njësitë speciale të milicisë, me lejen me aprovimin e regjentëve besnikë të regjimit të Beogradit si: Azem vllasi, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu, Fadil Hoxha, Mehmet Maliqi e të tjerë, sulmuan brutalisht studentët, i dhanë hov fillimit të derdhjes së zemërimit popullor. 🇦🇱
#FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #11Mars1981

1 month, 4 weeks ago

Më 6 mars 1844 lindi, Zef Serembe, poet i shquar arbresh. U lind në Strigari në San Cosmo Albanese, të krahinës së Kozencës, ishte poet lirik arbëresh. Studioi në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Korone ku pati mësues, Jeronim De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes. Me ndihmën e një letër-porosi nga Dora d`Istria, ai u prit në oborrin perandorak të Dom Pedro i dytë. Me kthimin e tij në vitin 1875 ai pësoi edhe një kthesë tjetër fati edhe më të keqe. Atij iu vodhën te gjitha paratë që kishte fituar. Iu desh të kthehej në këmbë për në Itali, ndërsa gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime. Në vitin 1866 ai shikoi në ngulimet arbëreshe në Sicili, te Hora e Arbëreshëve, duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi për dy vite. Në vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos Aires të Argjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur dhe vdiq në vitin 1901 në Saõ Paulo , Brazil. #FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #ZefSerembe

1 month, 4 weeks ago

Më 7 mars 1895 , në Elbasan, ndrroi jetë Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtar, atdhetar i Rilindjes, përkthyes dhe shkrimtar. Kur ishte 14 vjeç, mbaroi mësimet e shkollës qytetëse të qytetit dhe i ati e dërgoi në gjimnazin Zosimea të Janinës prej 1847 deri më 1850. Në Janinë u njoh me zëvendës-konsullin austro-hungarez Johanes Georg Hahn, i cili merrej me studimin e gjuhës shqipe dhe mori mësime për një kohë të gjatë prej tij për të studiuar shqipen mbi tekstin e Dhiatës së përkthyer nga Vangjel Meksi e të redaktuar prej Grigor Gjirokastritit. Më 1853 i vdesin prindërit, detyrohet të shesë gjithçka dhe u vendos në Durrës ku punoi te nuni i tij, Mimi Xhufka. Udhëtoi mbarë Shqipërinë për tregti dhe në fillimin e 1857 shkon në Izmir të Turqisë. Dorëshkrimet e tij u dërguan në Londër më 15 mars 1860, por nga Londra nuk erdhi ndonjë përgjigje inkurajuese U vendos në Tunis ku u martua me Eleninë dhe dha mësim në një shkollë nga 1861 deri më 1865. Në fund të majit 1865 u vendos në Stamboll me përkthimin e kryer të Dhiatës së Re në gegnishte. Në nëntor të 1869 zgjidhet anëtar i Komisionit për Alfabetin e Shqipes. Më 1888 u kthye në Elbasan ku punoi si gjyqtar, punë të cilën e ushtroi derisa vdiq . #FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #KostandinKristoforidhi

4 months ago

Më 5 janar të vitit 1888 u lind, Anton Harapi, frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Lindi në Shirokë të Shkodës. Qe në moshë të re bashkë me të vëllanë, Markun, qenë të thirrur nga rruga e kishës. Hyri në kolegjin e jezuitëve ku kreu mësimet fillore. Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan të vijojë klasat e larta në Salzburg, e pastaj në Shvaz të Tirolit të Austrisë. Studimet teologjike i kreu në Romë. Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e fundit të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malazeze e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit Berthold dhe Ismail Kemal bej Vlorës. Më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet kur ishte duke u lutur, ngase qe diktuar prej objekteve që patën pa grupi i kontrollit. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, Antoni Harapi është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit vetem sepse i sherbeu shtetit dhe popullit shqiptar. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua. Nuk dihet ende sot vendi ku eshte varrosur trupi i tij. 🇦🇱
#FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #AntonHarapi

4 months ago
Fronti Patriotik 🇦🇱
4 months ago

Më 1 janar 1906, u themelua shoqëria “Malli i Mëmëdheut”. E para shoqëri e krijuar nga mërgata e shqiptarëve në SHBA, qendroi edhe në pararojë të grupimeve të tjera të diasporës. Në vendbanimin e Thanas Viso Mborjes në Buffalo, Nju-Jork, u mblodhën veprimtarë të spikatur të çështjes kombëtare, të mbrujtur me frymën patriotike, për t’i dhënë trajtë një shoqërie që do të angazhohej në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare. Predikuesi i gjuhës shqipe, Petro Nini Luarasi, Thanas Viso Mborja, Mina Grameno, Thanas Floqi, Kol Rikashi, Pandi Lipi Kallanxhiu, Thimi Nuni Boçka, Pandi Mihal Furxhi, Dhimitraq Zisi Negovani, Vani Odo Karameta, Vani Vangjel, Thanas Halle dhe Mihallaq Kristaq Bimbli, ishin emigrantët korçarë që themeluan këtë shoqëri pionere në SHBA, përmes të cilës synohej edhe arritja e kohezionit në radhët e komunititet të gjerë të shqiptarëve të atjeshëm. Veprimtaria e shoqërisë bazohej në një statut. Anëtarët e saj zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe bashkëpunuan me intelektualë përtej Atlantikut, me qëllim inkurajimin e Zgjimit Kombëtar. 🇦🇱
#FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #PetroNiniLuarasi

4 months ago

Më 3 janar të vitit 1920 lindi në Gjakovë, Anton Çetta, shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane. Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Nga viti 1960 deri në vitin 1968 ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latine në Universitetin e Prishtinë. Libri i parë iu botua më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. Vdiq më 3 nëntor të vitit 1995, në Prishtinë. Lavdi! 🇦🇱
#FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #AntonÇeta

We recommend to visit

Last updated 1 week, 4 days ago

Ňé táky kanaľ !

Last updated 5 days, 22 hours ago

Last updated 9 hours ago