Fronti Patriotik ??

Description
We recommend to visit

Last updated 4 months, 3 weeks ago

Ňé táky kanaľ !

Last updated 3 months, 2 weeks ago

Last updated 2 weeks, 4 days ago

2 months ago

Më 11 janar 1880, ndërroi jetë Jakup Ferri. Në betejën e Limit më 4 janar 1880, Ferri do të plagosej rëndë nga përleshjet me trupat malazezë dhe për pasojë, do të shuhej pak ditë më pas, në Plavë, aty ku edhe pa dritën për herë të parë. Në rininë e tij mori pjesë aktive në kryengritjet e viteve '40-'50 kundër pushtuesve turq dhe reformave centralizuese të Portës së lartë. Në vitet 1874-1876 Jakup Ferri ishte një nga drejtuesit kryesorë që kundërshtoi inkursionet të Malit të Zi, kështu ai u bë i njohur si një nga udheheqësit kryesorë të luftetarëve të Plavës e Gucisë.
Në vitet e Lidhjes së Prizrenit, Jakup Ferri ishte organizatori kryesor i aksionit të Gjakovës, që çoi në vrasjen e pashait turk. Si anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë dhe si udhëheqës, ai në krye të 8000 luftëtarëve, luftoi me guxim dhe heroizëm kundër forcave të Malit të Zi, të cilat sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, kishin ardhur për të aneksuar tokat shqiptare deri sa ra heroikisht më 11 janar te vitit 1880, dukte u bërë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm. Gjithë jeta dhe vepra e Jakup Ferit është e lidhur ngushtë me luftën e popullsisë së Plavës e Gucisë, kundër pushtuesve turq dhe malazezë, për çlirim dhe bashkim kombëtar. ??
#FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #JakupFerri

2 months ago

Më 9 janar 1976, ndërroi jetë Abaz Kupi. Lindi në Krujë në vitin 1892. Në 1912-n përkrahu Esat Pashë Toptanin, ndërsa në 1920-n u rreshtua krah Mustafa Krujës kundër Ahmet Zogut. Pavarësisht mospajtimeve mes tyre, pas ardhjes së Zogut në pushtet, Kupi u bë komandant i Krujës, e më pas major në xhandarmërinë e Durrësit në vitet 1932-1939. Më 7 prill 1939, kur italianët zbarkuan në Durrës, Kupi, i njohur edhe si “Bazi i Canës”, udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak, duke mbajtur qendresë për 36 orë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua jashtë vendit. U rikthye në atdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Mbledhjes së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ-it. U bë nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943. Duke mos u pajtuar me qëndrimet e Enver Hoxhës, i cili në shtator 1943 hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit, në 19 nëntor 1943 Kupi u largua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar dhe më 21 nëntor formoi Lëvizjen e Legalitetit që mësynte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri. Më 24 tetor 1944 u largua nga atdheu. Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja e tij dhe vajzat u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë.??
#FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #AbazKupi

2 months, 3 weeks ago

Më 15 dhjetor të vitit 1879 lindi Kristo Luarasi, veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Nxuri në shkollën e Hotovës, ku i dha mësim Petro Nini Luarasi. Si shumë bashkëkohës të tij vajti në mërgim, dhe posaçërisht në Rumani. U vendos në Bukuresht ku lëvizja çlirimtare e shqiptare po ecte përpara me botimin e librave në gjuhën amtare. Kristoja hyri në shkollën që kish hapur në Bukuresht atdhetari, Nikolla Naço ku njëkohësisht mësonte në një shtypshkronjë rumune mjeshtërinë e tipografit. Nga viti 1896 bashkë me Kosta Jani Trebickën shkoi në Bullgari dhe u vendos në Sofje, ku shqiptarët e mërguar në këtë qytet me 1893 kishin themeluar shoqërinë “Dëshira”. Në vitin 1922, Kristo Luarasi u transferua familjarisht dhe me te gjithë shtypshkronjën në Tiranë ku vazhdoi punën e tij të mëparshme. Vdiq me 7 korrik 1934 në Tirane. Në vitin 1937 Theodhori që administronte shtypshkronjën i ndërroi emrin asaj duke ia kthyer në shtëpia botuese “Kristo Luarasi”.
#FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #KristoLuarasi

4 months, 2 weeks ago

Më 24 tetor 1938, u nda nga jeta Sali Butka. Patriot shqiptar, poet dhe një nga delegatët e qytetit të Korçës në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920. Dëshmoi dhe kontribuoi në hedhjen e themeleve të shtetit të pavarur shqiptar. Lindi në fshatin Butkë të Kolonjës, në vitin 1857. Mori emër pas ngritjes së çetave kundër Turqisë, në krye të të cilave priu çlirimin e Ersekës dhe të Korçës. Butka i përkiste një brezi burrash të fshatit që u mësuan dhe u bashkuan me çetat e komitëve përmes përpjekjeve letrare të inteligjencës shqiptare.
Pasi mësoi vetë të lexonte shqip, Butka shkroi poema revolucionare që ndërthurën tekste natyraliste me tema nacionaliste, në një formë të poezisë popullore. Poezitë e tij do të ktheheshin në këngë që u bënin thirrje fshatarëve analfabetë, duke ushqyer ndërgjegjen e tyre kombëtare. Butka bashkëpunoi me veprimtarin e spikatur të Rilindjes Kombëtare, Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar në ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë. Gjatë periudhave të ndryshme Sali Butka është vlerësuar me dekorata si me urdhrin e Skënderbeut, të flamurit kombëtar dhe urdhrin e lirisë.??
#FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #SaliButka

4 months, 2 weeks ago

Më 24 tetor të vitit 1876 lindi në Korçë, Kristo Floqi, avokat, gjykatës, nëpunës, ministër, botues dhe autor. Mësimet e para i mori në shkollën qytetëse në Korçë, ndërsa studimet e mesme dhe të larta i kreu në Greqi, ku familja e tij qe shpërngulur. Diplomoi për drejtësi në Athinë, po aty nisi të ushtrojë profesionin e avokatit më 1899. Më pas shkon në Korçë, ku hap zyrë avokature, punoi gjatë viteve 1902-1908 avokat në vendlindje, Manastir dhe anëtar i gjyqit të shkallës së parë në Dibër. Më 1908 drejton gazetën “Dielli” në Shtetet e Bashkuara. Më 24 dhjetor 1911 drejton mbledhjen për krijimin Komisionit për Bashkimin e organizatave shqiptare në Amerikë. Më 28 prill 1912 themelues dhe anëtar i komisionit qendror të Federatës Vatra, të cilën e drejtoi më 1913-1915. Merr pjesë më 1913 në Kongresin e Triestes, si i dërguar së bashku me Faik Konicën. Më 1914 u emërua kryesekretar i ministrisë së Drejtësisë. Në maj të viti 1919 drejtonte botimin e të përkohshmes “Agimi”, organ degës letrare i shoqërisë “Vllaznia”, Më 1921 u emërua ministër Arsimi në qeverinë e Iljaz bej Vrionit. Më 1921 qe anëtar i “Bashkimit të Shenjtë” dhe në legjislaturën 1921-1923 u zgjodh deputet i prefekturës së Dibrës. Më 8 janar, 1922 ai hapi një zyrë avokatore në Rrugën e Dibrës. Në vitet 1925-1926 botoi gazetën “Indipendenca Shqiptare”, kur edhe u rizgjodh si deputet i prefekturës së Korçës. Më 1932 përkujdeset për varrosjen e kunatës së tij, Marigo Posios. Më 1929 – 1944 me ndonjë ndërprerje qe anëtar i Këshillit të Shtetit, Ndërroi jetë në vitin 1951. ??
#FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #KristoFloqi

5 months ago

Më 14 tetor të vitit 1929, u nda nga jeta rilindasi, etnologu, shkrimtari, arkeologu, Shtjefën Gjeçovi. Me përfundimin e kolegjit françeskan në Troshan, në vitin 1888 nisi studimet në Kroaci. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1896 u dorëzua prift dhe shërbeu në Theth, Pejë, Gomsiqe, etj. Shtjefën Gjeçovi, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në grumbullimin e shumë gojëdhënave dhe përgatitjen e disa monografive shkencore, përveç kësaj përktheu disa vepra të rëndësishme të letërsisë botërore. Ndër botimet e tij përmenden: “Jeta e shën Luçis, pajtores s’arkidieçezit të Durrsit” (1904), “Mark Kuli Kryeqitas” (1905), “Agimi i qytetnis” (1910), “Shna Ndou i Paduës” (1912), “Atil Reguli” (1912), “Vajza e Orleans-it ase Joana d’Ark”, (1915), “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (1933), “Dashnia e atdheut”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut” etj. Ndihmesën më të rëndësishme ai e dha në fushën e etnologjisë ku padyshim vepra monumentale mbetet “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Në punën e gjatë për përgatitjen e kësaj vepre ai i mblodhi rregullat dhe kanunin nga goja e njerëzve, në të gjithë rajonet e veriut ku shërbeu si prift, dhe bëri një përmbledhje shumë interesante e cila si fillim u botua në revistën “Hylli i Dritës” .Punoi si mësues për përhapjen e gjuhës shqipe dhe për shkak të veprimtarisë së tij patriotike dhe në shërbim të kombit shqiptar, më 14 tetor 1929, në një pritë të mirëpërgatitur prej disa kohësh, u vra nga persona të paidentifikuar në shërbim të pushtetit jugosllav. Shtjefën Gjeçovit i është dhënë tituli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Lajpcigut.??
#FrontiPatriotik #histori #atdhetarizem #patriotizem #nacionalizem #ShtjefënGjeçovi

We recommend to visit

Last updated 4 months, 3 weeks ago

Ňé táky kanaľ !

Last updated 3 months, 2 weeks ago

Last updated 2 weeks, 4 days ago